Biznesmeni kosovar, Ramiz Kelemendi, nuk dihet nëse do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Aktualisht, ai, nuk është kandidat për deputet nga asnjë parti politike.
Tash kur kanë mbetur edhe 4 ditë deri tek koha kur subjektet politike duhet të dërgojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për t`u bërë ligjvënës, atij nuk i ka ardhur akoma asnjë ofertë.
Këtë e ka konfirmuar vetë ai në një prononcim për Front Online.
“Një herë nuk kam vendosë ende për askënd. Nuk kam oferta nga asnjë parti”, u shpreh ai.
Megjithatë nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo të ndodh ditëve në vijim.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që të jem pjesë e ndonjë partie. Si në LDK, PDK, AAK, VV”, tregoi ai për Front Online.
Gjatë rrugëtimit të tij politik, Kelmendi ka ndërruar disa parti.
Ka qenë deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), po ashtu edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).