×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy kandidatët e LDK-së për deputetë nga Mitrovica

    FrontOnline
    11 Janar 2021
    Lidhjes Demokratike të Kosovës iu shtuan edhe dy kandidat të tjerë për deputetë, transmeton Front Online.

    Flutura Beka dhe Fahredin Spahija, janë dy kandidatët e rinjë për deputetë nga kjo parti.

    Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryesues i Kuvendit në Mitrovicë, Safet Kamberi.

    Postimi i plotë:

    Flutura Beka dhe Fahredin Spahija do të jenë kandidatët e degës tonë për deputetë.

    Flutura është nënkryetare e degës së LDK-së në Mitrovicë, asambleiste e jona në kuvendin komunal. Vijon studimet e doktoratës në SHBA, në Walden University, drejtimi Menaxhment financiar. Aktualisht është Menaxhere e Korporatës në Bankën NLB. Për disa vite ishte ligjëruese në Universitetin e Mitrovicës.

    Fahredini është një figurë emblematike e qytetit tonë, ai është artist i dalluar, profesor i fotografisë në Universitetin AAB, për disa vite ishte Drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, gjithashtu ishte edhe Kryetar i shoqatës së artistëve aplikativë të Kosovës. Ka realizuar shumë ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive të fotografisë në mbarë botën.

    Lidhja e tij me LDK-në është e hershme dhe e fortë, duke qenë edhe vëllau i ish kryetarit të Komunës së Mitrovicës, të ndjerit Faruk Spahija.

    Flutura dhe Fahredini, do ta kenë mbështetjen tonë të plotë, të të gjithë strukturave të degës tonë, që të jenë përfaquesit tanë të denjë në Kuvendin e Kosovës.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Lajme03 Maj 2024
    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës. Shpalljen...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka komentuar raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova ka rënë 19 pozita më poshtë...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dje pasdite kanë arritur që të kapin një sasi...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Të premten, numri i studentëve të arrestuar që po protestojnë për Palestinën në SHBA ka shkuar në dy mijë e dyqind. Policia...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur këtë të premte për incidentin me egjiptianin Mohamed Salah në ndeshjen kundër West Hamit. “Faraonit”...
    Lajme03 Maj 2024
    Rangimin e Kosovës 19 vende më poshtë në raportin e Reporterëve pa Kufij, e ka komentuar Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam sot marrëveshjen për ndërtimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.