Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka takuar strukturat Aleancës së të Rinjve të Kosovës.
Ai gjatë këtij takimi ju ka dhënë mbështetjen e plotë rinisë së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithherë̈ ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë. Sot në takim me strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, i sigurova se do e kenë mbështetjen time të plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit’, ka shkruar Haradinaj.
Ndër të tjera Haradinaj tha se kandidatët e organizatës rinore të AAK-së, përpos se do jenë vlerë e shtuar e listës, do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje.
“Kandidatët e organizatës rinore të AAK-së, përpos se do jenë vlerë e shtuar e listës, besoj se do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje, me karrierë të ndritur në të ardhmen e tyre politike. Na priftë e mbara’, përfundoi ai.