×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Uka: Në Turqi pritet të dërgohet edhe 20 vjeçarja e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Në mëngjesin e së mërkurës dy pacientët e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj janë nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi. Ndërkohë që po pritet konfirmimi i autoriteteve të Turqisë për nisjen edhe të dy pacientëve të tjerë të cilët kanë djegie më të thella. Në listën për dërgimin në Turqi është edhe 20 vjeçarja e cila ka pësuar djegie të thella. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka.

    “Dy nga pacientët që kanë qenë të shtrirë dhe kanë qenë duke marrë trajtim në Klinikën Intensive janë nisur sot në orët e hershme të mëngjesit për Turqi për vazhdim të tretmanit të mëtutjeshëm. Ndërsa dy të tjerë jemi duke pritur konfirmimin nga autoritet turke për kohën kur ata kanë me pas mundësinë për me ardh me marrë”, tregoi Uka për KosovaPress.

    Doktori Uka tregon se për në Turqi janë dërguar pacientët që kanë pas djegia e sipërfaqes ka qenë e thellë.

    “Në Turqi janë dërguar 2 pacientët që kanë qenë më rëndë, do me thënë shkalla e sipërfaqes ka qenë më e rëndë dhe më e thellë dhe pritet që këta që kanë sipërfaqe të djegies më të thellë do të shkojnë tani në Turqi”, tregoi ai.

    Uka tregon se gjendja e 20 vjeçares është normalisht e rëndë.

    “Një 20 vjeçare që ka qenë te ne edhe më tutje është e shtrirë te ne, gjendja përgjithshme e saj nuk paraqitet ashtu e rëndë, normalisht është e rëndë por ne kemi pas pacientë që shkalla e djegies ka qenë më rëndë dhe e thellë, kjo vazhdon të qëndrojë edhe më tutje në mjekimin intensiv mirëpo është njëra nga pacientet që pritet të transferohen në Turqi”, tha ai për KosovaPress.

    Ai tutje nëpërmjet telefonit tregoi edhe për gjendjen shëndetësore të pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.

    “Për momentin gjendja e pacientëve që janë në mjekimin intensiv paraqitet stabile sa i përket parametrave vital, ata janë të fjetur me barna dhe janë të kyçur në aparatin e ventilimit mekanik, marrin tretmanin sipas protokollit për trajtimin e pacientëve me djegie”, tregoi Uka.

    Nga shpërthimi i bombolës që ndodhi gjatë së martës në një lokal në Ferizaj u lënduan 42 persona. Ndërkohë që javën e fundit të dhjetorit edhe në Prishtinë shpërtheu një bombol gazi ku u lënduan dhjetëra qytetarë.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka shkruar në Facebook të dielën se nesër në...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Pas bashkëbisedimit me studentë, qëndrimin në Frankfurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vijoi duke takuar ekspertë të sektorit financiar dhe bankar...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë mbajtur një tubim me mërgatën...
    Të tjera
    Sport10 Nëntor 2024
    Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, beson se djali i tij mund të fitojë disa Topa të Artë dhe madje e krahasoi...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Bashkë jemi të pamposhtur”, ka anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, gjatë një takimi në fshatin Greme...
    Sport10 Nëntor 2024
    Trajneri Valmir Fetiu thotë se vajza të cilin e ka prekur me dorë është vajza e tij, Valina dhe që nuk e...
    Sport10 Nëntor 2024
    Skena të pabesueshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondo-së për djem dhe vajza, ku një nga trajnerët e kombëtares së Kosovës...
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara me Presidentin...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Gazetën Express djegien e një shtëpie tri katëshe në Vraniq...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.