×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Danimarka shtrëngon masat për frenimin e variantit të virusit britanik

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Qeveria e Danimarkës njoftoi sot se do të kufizojë numrin e personave të lejuar në grumbullime dhe do të rekomandojë anulimin e takimeve private, me qëllimn frenimn e pandemisë së COVID-19.

    “Një zhvillim i ri dhe shqetësues në pandemi na ka goditur, mutacioni britanik i COVID-19, që është një variant veçanërisht ngjitës”, tha kryeministrja Mette Frederiksen.

    “Qeveria u bën thirrje banorëve të mos takojnë më shumë se pesë persona jashtë shtëpisë së tyre dhe, kur është e mundur, të punojnë nga shtëpia”, shtoi ajo, raporton ATSh.

    Kufiri prej pesë personash, nga 10, do të hyjë në fuqi nga e mërkura dhe do të zgjasë, fillimisht, deri më 17 janar.

    Danimarka po përjeton një rritje të rasteve të lidhura me variantin e ri të COVID-19, dukshëm më i transmetueshëm, që fillimisht u shfaq në Britaninë e Madhe.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.