Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar lëndimin e 41 personave në Ferizaj.
E kryetari Agim Aliu, pamjet nga atje i ka cilësuar të tmerrshme, ndërsa ka uruar të mos shënohet asnjë viktimë.
Po ashtu Aliu ka falënderuar ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.
Ky është statusi i tij i plotë:
Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj.
Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.
Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve.
Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve.