Haxhi Shala do të kërkojë votën e qytetarëve për herë të parë si kandidat në listën e AAK-së.
Ish-deputeti i Nismës në disa mandate ka konfirmuar garimin në partinë e Ramush Haradinajt.
“Të nderuar qytetar të Malishevës
Në të kaluarën kemi bërë rrugë të gjatë e të mundimshme së bashku dhe askush më mirë se ju nuk më njeh. Do të jem përherë gardian i juaji dhe interesave të Kosovës, në çdo kohë që kërkohet.