×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Kemi dhënë një banesë 96 metra katrorë, donatori anonim

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se në këtë komunë është dhuruar një banesë 96 metra katrorë për një familje në nevojë nga një biznesmen që ka dashur të mbetet anonim.

    Haziri përmes Facebook’ut ka thënë poashtu se janë dhuruar edhe 4200 franga nga bashkëatdhetarët të cilët kanë dashur të mbesin gjithashtu anonim.

    “Në natën e Vitit të Ri kemi ndarë një banesë 96 metra katror për një familje me probleme të banimit në Gjilan dhe donatori, i cili është biznesmen i suksesshëm, ka dashur të mbetet anonim. Kemi ndarë, po ashtu, edhe 4200 franga zvicerane të ardhura nga bashkatdhetarët, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonim, po ashtu”, ka thënë ai.

    Shkrimi i plotë:

    Në natën e Vitit të Ri kemi ndarë një banesë 96 metra katror për një familje me probleme të banimit në Gjilan dhe donatori, i cili është biznesmen i suksesshëm, ka dashur të mbetet anonim.

    Kemi ndarë, po ashtu, edhe 4200 franga zvicerane të ardhura nga bashkatdhetarët, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonim, po ashtu.

    2020-ta ishte vit i pandemisë, por edhe i solidaritetit të madh të Gjilanit me njerëzit në nevojë.

    Gjatë vitit që shkoi, bashkë me donatorët, kemi shpërndarë 7 mijë pako ushqimore, 3 mijë pako higjienike, duke ua lehtësuar jetën njerëzve në nevojë, sikurse që kemi blerë barna për më shumë se 600 qytetarë që nuk kishin mundësi.

    Gjatë vitit të shkoi, bashkë me donatorët, kemi ndërtuar edhe 4 shtëpi, derisa Komuna ka paguar qira për 58 familje me probleme të banimit.

    Me këtë rast, i falënderoj shumë për solidaritetin të gjithë ata që ndan nga pasuria e tyre për t’ua lehtësuar jetën të tjerëve, e që janë biznesmenë e qytetarë të Gjilanit, Kosovës e bashkatdhetarë në shumë shtete të botës.

    Të bashkuar në çdo kohe dhe vetëm me besim e solidaritet mundemi. Faleminderit!

    Nga Rubrika
    Kronika28 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.K., për shkak të dyshimit të bazuar...
    Lajme28 Korrik 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendimin për heqjen e ndalesës se importit të kafshëve të gjalla dy thundrake (gjedhe, dele,...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin e komunitetit të biznesit lidhur me pasojat...
    Të tjera
    Lajme28 Korrik 2025
    Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se në aksionet e tyre deri më tani janë kryer 65 shkyçje, dhe sipas...
    Lajme28 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës. Që...
    Lajme28 Korrik 2025
    Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij. Fatos Jakupi, fëmija që ka...
    Lajme28 Korrik 2025
    Alternativa, partia e Mimoza Kusari Lilës dje mbajti një ceremoni me rastin e 8-vjetorit të themelimit të kësaj partie. Këto tetë vjet...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mirëpret vizitorin e tij të dytë zyrtar në udhëtimin e tij pesëditor në Skoci sot, ndërsa kryeministri...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.