×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Peshkatari indonezian gjen dron ujor, dyshohet se është i Kinës

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Një peshkatar indonezian ka gjetur një objekt që ekspertët thonë se mund të jetë dron ujor kinez në rrugë strategjike detare nga Deti Jugor i Kinës drejt Australisë.

    Sipas medieve indoneziane, pajisja pa pilot u gjet më 20 dhjetor afër Ishullit Selayar. Gjashtë ditë më vonë, ky objekt iu dorëzua policisë dhe më pas u transferua te ushtria, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Vëzhguesit ushtarakë kanë thënë se droni duket se është i tipit kinez “Haiyi”. Ky model është zhvilluar nga instituti Shenyang në Akademinë Kineze të Shkencave dhe publikisht shfrytëzohet për mbledhjen e të dhënave, përfshirë temperaturën e ujit, kripshmërinë dhe nivelin e oksigjenit në ujë. Informatat për drejtimin e lëvizjes kjo pajisje i ofron në kohë reale.

    Sipas një faqeje për të dhëna ushtarake, këto pajisje mund të jenë shumë të vlefshme për planifikime detare, sidomos për operimin e nëndetëseve. “Sa më mirë që i njeh forca detare ujërat, aq më shumë ka mundësi për t’i fshehur nëndetëset”, thuhet në këtë faqe.

    Kina është akuzuar për aktivitete ekspansioniste në Detij Jugor të Kinës, ku disa sipërfaqe detare janë të kontestuara. Kina ka realizuar hulumtime të gjera oqeanografike në rajon.

    Muhammad Fauzan, analist indonezian i sigurisë, tha se droni ka gjasë të ketë qenë duke i regjistruar rrugët e ardhshme detare të nëndetëseve, duke e pasur parasysh faktin që është gjetur larg ujërave kineze dhe në një zonë strategjike.

    Ai shtoi se shtrohet pyetja nëse ky dron, nëse i përket shtetit kinez, ka qenë duke u përdorur për mbledhje të informatave të inteligjencës ose për vëzhgim ilegal.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës. Që...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mirëpret vizitorin e tij të dytë zyrtar në udhëtimin e tij pesëditor në Skoci sot, ndërsa kryeministri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se në aksionet e tyre deri më tani janë kryer 65 shkyçje, dhe sipas...
    Lajme28 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës. Që...
    Lajme28 Korrik 2025
    Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij. Fatos Jakupi, fëmija që ka...
    Lajme28 Korrik 2025
    Alternativa, partia e Mimoza Kusari Lilës dje mbajti një ceremoni me rastin e 8-vjetorit të themelimit të kësaj partie. Këto tetë vjet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.