×
  • Vip
  • Vip

    Tani është radha e Mozzik! Reperi flet për Loredanën dhe ribashkimin e shumëpërfolur

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Mozzik dhe Loredana kanë qenë padyshim dyshja më e komentuar e këtij viti. Ribashkimi i tyre i shumëpërfolur, shenjat që ata kanë dhënë herë pas here se mund të jenë sërish çift kanë qenë kryefjala e mediave rozë për 2020-tën.

    Pikërisht këto shenja i kanë bindur fansat se ata të dy janë sërish bashkë si çift, mirëpo këtë nuk e ka konfirmuar as njëri e as tjetri.

    E ftuar para disa javësh në një emision në Gjermani, kur u pyet në lidhje me këtë gjë, Loredana nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se ata do të jenë gjithmonë bashkë për shkak të vajzës së tyre, Hanës.

    “Nuk luan rol të madhe nëse jemi apo jo bashkë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Jemi bashkë dhe për Hanën, dalim edhe në privatësi. Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”, u shpreh reperja.

    Gjithashtu Getinjo i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” u shpreh se ata nuk mund të jenë kurrë të ndarë, sepse është vajza që do i bashkojë gjithmonë.

    “Ata e kanë një vajzë bashkë dhe nuk mundet të rrinë kurrë të ndarë përjetë pasi vajza i bashkon. Tani të gjitha mediat e dinë të vërtetën”, u shpreh Getinjo.

    Ndërsa tani është radha e Mozzik që të flasë për këtë çështje e të na sqarojë një herë e mirë se çfarë statusi ka me Loredanën.

    Në një emision që ‘Prive’ do ta publikojë, Mozzik ka qenë i ftuari kryesor e që nuk ka mundur t’ju shpëtojë pyetjeve për rikthimin me Loredanën. Edhe ai është shprehur se nuk kanë se si të mos takohet me Loredanën, sepse kanë një fëmijë e sigurisht që do të jenë bashkë.

    “S’kam qare pa u takuar me të, sepse kemi një fëmijë në mes”, shprehet Mozzik në promon e emisionit.

    Pra, që të kuptohemi përfundimisht, Mozzik dhe Loredana nuk mund të qëndrojnë të ndarë, sepse gjithmonë do të kenë Hanën e vogël që do i bëjë bashkë.

    Nga Rubrika
    Vip29 Korrik 2025
    Modelja Xheneta Fetahu ka bërë një reagim të fortë në rrjete sociale, që është interpretuar gjerësisht si një “thumb” i drejtuar Egli...
    Vip29 Korrik 2025
    Në emisionin “Goca dhe gra”, Loredana Brati i është përgjigjur Joz Markut për raportin mes tyre. Ajo tha se ka qenë e...
    Vip29 Korrik 2025
    Këngëtarja kosovare Ëngjëllushe Salihu, ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë. Ajo organizoi festë madhështore me shumë të ftuar, e që...
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të mos e kandiduar atë...
    Opinione29 Korrik 2025
    Nga: Halil Matoshi Diktaturat rëndom hyjnë në skenë me duartrokitje, e dalin me lot e gjak! 1. Sa herë që organizata e...
    Lajme29 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të marrë leje nga misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, për të shkuar në veri të...
    Lajme29 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar sot se ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit B.B., për...
    Lajme29 Korrik 2025
    Pjesëtarët e Forcës se Sigurisë se Kosovës e kanë gjetur turpin e 33-vjeçarit i cili u mbyt të dielën në Liqenin e...
    Lajme29 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me rritjen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.