×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK: Në tre mujorin e tretë të këtij viti, shkalla e papunësisë është 24.6%

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Në tre mujorin e dytë punësimi ka shënuar rënie në 60 mijë e 31 persona krahasuar me tre mujorin e parë.

    Mirëpo në raportin e publikuar sot për tre mujorin e tretë nga ASK i bie që numri i të punësuarve ka shënuar rritje për 13 mijë e 404.

    Derisa në tre mujorin e dytë numri i të punësuarve ishte 294 mijë e 641 persona, në tre mujorin e tretë ka arritur në 368 mijë e 76.

    Në komunikatën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) se shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e tretë (TM3) 2020 është 30.1%.

    Komunikata e plotë:

    “Për shkak të Pandemisë COVID-19, që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës (mesi i muajit mars 2020), rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për TM3 2020 nuk janë publikuar sipas datës së planifikuar të kalendarit statistikor të publikimeve të vitit 2020, pasi ASK-ja nuk ka munduar që të vazhdojë grumbullimin e të dhënave në terren nga 16 marsi 2020. Andaj, grumbullimi i të dhënave nga terreni për TM3 2020 është bërë pas lehtësimit të disa masave nga ana e Qeverisë së Kosovës, së bashku me grumbullimin e të dhënave për TM2 2020. Pra, nga data 06 korrik 2020, ASK-ja ka rifilluar grumbullimin e të dhënave në terren për të kompletuar të dhënat për TM2 dhe TM3 2020 dhe ka vazhduar deri më 04 tetor 2020.

    Pasi anketa është sipas rotacionit të mostrës me panele, të dhënat më reprezentative do të jenë të disponueshme në raportin përfundimtar për vitin 2020.

    Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat (2/3) e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë pune, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 40.0%.

    Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e tretë (TM3) 2020 është 30.1%.

    Punësimi me i lartë është te meshkujt 46.2%, ndërsa punësimi te femrat është 14.4%.

    Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 49.7% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 46.5%.

    Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.2%; ndërtimtaria me 13.3%; prodhimi me 11.3%; dhe arsimi me 9.1%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

    Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 42.1% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 57.9% kanë kontratë të përkohshme.

    Sipas rezultateve të AFP-së, në TM3 2020, shkalla e papunësisë është 24.6%.

    Papunësia më e theksuar është te femrat me 33.1%, krahasuar me meshkujt, 21.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 46.9%.

    Sipas rezultateve të AFP-së, në TM3 2020, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 60.0%, me fokus të veçantë te femrat me 78.5 %, krahasuar me meshkujt, 41.1%.

    Për realizimin e AFP-së, TM3 2020, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.

    Për më shumë informata, lidhur me publikimin: “Anketa e Fuqisë Punëtore në Kosovë, TM3 2020”

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Sportmarketing ka marrë vendim që të mbyllë përkohësisht Pishinën e Gërmisë, pikërisht në kulmin e sezonit veror. Vendimi vjen si masë për...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në Selinë Qendrore, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde. Gjatë takimit, siç thuhet...
    Lajme14 Korrik 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga homologu i tij gjerman, Markus Söder....
    Lajme14 Korrik 2025
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka sjellë detaje të reja për marrëveshjen e shpallur nga Donald Trump, duke theksuar se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, të hënën...
    Lajme14 Korrik 2025
    Klan Kosova mëson se ka vdekur Bilall Kqiku, i dyshuari për vrasjen në Kolovicë të Prishtinës më 26 mars të vitit 2024,...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18 për qind në fund të vitit 2024, në krahasim me vitin 2011. Në periudhat në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.