×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pandemia me Covid-19 rrit vlerën e kredive

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Për rreth 100 milionë euro më shumë është rritur vlera e kredive në bankat komerciale në Kosovë gjatë këtij viti, kur vendi është ballafaquar me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.

    Shuma e kredive gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti ka arritur 1.2 miliardë euro, nga 1.1 miliard euro sa kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shuma e përgjithshme e kredive aktive në nëntë bankat komerciale ka arritur në 3.2 miliardë euro, me normë të interesit 6.3 për qind, thuhet në një përgjigje nga zyra për informim e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

    Një nga qytetarët e interesuar për marrjen e një kredie në institucionet financiare është edhe Alberi Ismajli nga Fushë Kosova. Ai tregon se është i interesuar që të marrë kredi në vlerë prej 2000 eurosh. Jashtë objektit të bankës, Alberti i cili mbante në duar disa dokumente për aplikim, i nervozuar tregon se po i kërkohen dokumente shtesë. Alberti, i cili punon në njërën nga kompanitë publike në Kosovë, thotë se vlera e kërkuar është e domosdoshme për buxhetin e tij familjar, por nuk e specifikon arsyen e marrjes.

    “U interesova për kredi, por më duket se i kishin vështirësuar kriteret, për shkak të COVID-19 më thanë. Përveç kontratës së punës, po kërkojnë edhe disa dokumente tjera. Nuk e di. Unë do të provoj prapë, pasi në të njëjtën bankë kam edhe një kredi, por atëherë nuk më janë kërkuar të gjitha këto dokumente”, tregon Ismaili.

    Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se rritja e vlerës së kredive për 10 për qind ka të bëjë me përkeqësimin e situatës ekonomike, qoftë të bizneseve apo ekonomive familjare. Kështu që, sipas tij, qytetarët dhe bizneset në një mënyrë kanë qenë të obliguar që në rrethana krize të marrin kredi të reja për t’i paguar këstet e kredive të vjetra.

    “Rritja e kredive për rreth 100 milionë euro në mes dy periudhave të dy viteve, ka ndodhur kryesisht për shkak se kanë pasur probleme me pagesën e kësteve. Njerëzit kërkojnë shpëtim, duke huazuar mjete për të paguar këstet e mëparshme ose për të plotësuar nevojat elementare të familjes”, thekson ai.

    Bektashi: Situata ekonomike i ka “detyruar” qytetarët të marrin kredi

    Ai, ndërkaq, thotë se marrja e kredive ka ndodhur edhe për shkak të vonesave të zbatimit të pakove për rimëkëmbje ekonomike të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Kështu, në mungesë të mjeteve, një numër i qytetarëve kredi kanë huazuar për të siguruar mjete rezervë, në rast të përkeqësimit të situatës apo për të shpenzuar për raste shëndetësore.

    “Unë mendoj se individët jo vetëm në Kosovë, por çdokund në botë kanë perceptime për të ardhmen. Dhe, besoj se një pjesë shumë e madhe e kredive është marrë për të siguruar veten dhe familjet e tyre, për muajt ose vitin e ardhshëm. Ky nuk është fenomen veç te ne, ky fenomen është shumë më i shprehur në vendet e rajonit, po ashtu edhe në ekonomitë e zhvilluara. Pasi, qytetarët kanë rezerva të parave e ndiejnë veten më të sigurt për të ardhmen e tyre”, thekson Bektashi.

    Ai thotë se qytetarët, për shkak të perspektivës së pasigurt të shkaktuar nga pandemia, gjatë këtij viti kanë kursyer edhe më shumë mjete në bankat komerciale.

    Vlera e depozitave në institucionet financiare tashme ka kaluar në mbi 4 miliardë euro, përderisa në muajin tetor të vitit 2019, ishin mbi 3.7 miliardë euro.

    Bankat komerciale “shtrënguan” standardet e aplikimit

    Me gjithë rritjen e vlerës së kredive, bankat komerciale në Kosovë në tremujorin e dytë (prill,maj, qershor) patën shtrënguar standardet për aplikim për kredi, për shkak të rritjes së pasigurisë, pas shpalljes së pandemisë dhe vendimit të qeverisë për masat kufizuese, që kishin për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, thuhet në Anketën e Kreditimit Bankar, të publikuar në muajin tetor nga BQK-ja.

    Me lehtësimin e masave kufizuese, gjatë tremujorit të tretë, thuhet në anketë, pritjet e bankave japin indikacione për lehtësim të standardeve kreditore për segmentin e ekonomive familjare, në veçanti për kreditë konsumuese.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.