×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria për vaksinat anti-COVID: Do t’i marrim nga BE-ja

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Serbia ka paralajmëruar se është e gatshme që vaksinën anti-COVID ta shpërndajë edhe për shqiptarët në Kosovë.

    Shteti i Serbisë ka dërguar në Kosovë vaksina anti-COVID për serbët që jetojnë në pjesën veriore dhe këtë e ka bërë pa i njoftuar autoritetet kosovare.

    Për shkak të kësaj, Prokuroria Themelore në Mitrovicë tashmë ka nisur hetimet se si kanë hyrë në Kosovë këto vaksina.

    Mirëpo, përveç kësaj, gjatë ditës së sotme, në konferencën e fundit vjetore, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se janë të gatshëm që të shpërndajnë vaksinën anti-COVID edhe për shqiptarët e Kosovës.

    Lajmi.net, ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës, se a do të pranojë një ndihmë të tillë nga Serbia dhe si do të veprojë qeveria rreth këtij veprimi, pasi që tashmë veç kanë nisur hetimet, por Antigona Baxhaku, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, si përgjigje për lajmi.net, ka folur vetëm për bisedën e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku ndër të tjera është folur edhe për vaksinat që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe se Kosova do të marrë vaksinën anti-COVID nga Bashkimi Evropian.

    Qeveria ka injoruat plotësisht deklaratën e presidentit serb, duke mos u marrur fare me të.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në një bisedë telefonike me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi, ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe situatën me pandeminë Covid-19. Kryeministri Hoti e ka siguruar z. Varhelyi, se Kosova do të vazhdojë të ketë stabilitet institucional dhe fiskal, do ta trajtojë me prioritet menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe do t’i kryej të gjitha obligimet që dalin karshi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kryeministri Hoti me këtë rast e ka falënderuar z. Varhelyi, edhe për përkrahjen në lansimin dhe zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA 2. Sa i përket sigurimit të vaksinës kundër Covid-19, z. Varhelyi e siguroi kryeministrin Hoti se një sasi e saj do të arrijnë në Kosovë në të njëjtën kohë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të dy bashkëbiseduesit ngritën shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina. Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë inicuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime. Kryeministri Hoti e siguroi komisionerin Varhelyi se në kuadër të planeve për vaksinim janë përfshirë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim. Kryeministri Hoti falënderoi gatishmërinë e Institucioneve të Bashkimit Evropian, që të vazhdojnë mbështetjen e pakursyer për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në menaxhimin e krizës të cilën e ka shkaktuar pandemia Covid-19”, thuhet në përgjigjen që Baxhaku ka nisur për lajmi.net.

    Theksojmë se tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojnë informatat për hyrjen e vaksinave në Veri të Mitrovicës.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.