×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat që qeverisen nga AAK’ja përfitojnë më së shumti nga projektbuxheti 2021

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Instituti GAP publikoi raportin “Projektbuxheti 2021: favorizimet dhe diskriminimet e komunave në investime kapitale”.

    Qëllimi i këtij raporti është që të analizojë shpërndarjen e investimeve kapitale të ministrive në komuna në mënyrë që të shihet nëse ka pasur favorizim apo diskriminim për komuna në baza partiake.

    Në projektbuxhet nuk jepen shpjegime lidhur me kriteret për ndarjen e investimeve kapitale të nivelit qendror në komuna.

    Investimet kapitale të ministrive në komuna sipas Projektbuxhetit 2021 janë paraparë të jenë mbi 93 milionë euro dhe të shpërndahen në 33 komuna.

    Tri ministritë me më shumë buxhet të ndarë për investime kapitale në komuna në vitin 2021 do të jenë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Ndërsa investimet e Ministrisë së Shëndetësisë në komuna pritet të bien për 92% në krahasim me 2020.

    Komunat që do të përfitojnë më shumë nga buxheti i ministrive për investimet kapitale gjatë vitit 2021 janë Komuna e Gjakovës, Prishtinës, Deçanit dhe Mitrovicës.

    Sikurse viteve të kaluara, shumica dërrmuese e projekteve kapitale qendrore janë vazhdim apo obligim nga vitet e kaluara, duke lënë pak hapësirë për projekte të reja.

    Nga rreth 9 milionë euro projekte të reja, më shumë se gjysma e tyre (55%) do të ndahen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

    Komunat të cilat do të përfitojnë më shumë nga investimet e reja kapitale në vitin 2021 janë Komuna e Gjakovës, Mitrovicës, Klinës dhe Deçanit.

    Komunat e qeverisura nga AAK do të përfitojnë 60 % të investimeve të reja, komunat e qeverisura nga LDK me 19%, komunat e qeverisuara nga VV me 12% dhe të tjera.

    SIpas GAP-it sa i përket përqindjes së investimeve krahas popullsisë, komunat e qeverisura nga LDK janë diskriminuar kurse komunat të cilat menaxhohen nga AAK janë favorizuar. Ndërsa, në komunat e qeverisura nga subjektet tjera politike nuk vërehet diskriminim i madh pozitiv apo negativ

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit,...
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.