×
  • Lajme
  • Lajme

    Labinot Tahiri tregon se cilës parti politike do i bashkohet

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Ish-deputeti Labinot Tahiri ka thënë se planifikon që të garojë në zgjedhjet e ardhshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

    Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se synon t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje ose Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Kur jam zgjedhur deputet kam qenë në listën e LDK-së me AKR-në dhe në këto ditë jam normalisht në bisedime për të qenë sërish në listë. Realisht dëshiroj të inkuadrohem aty ku idetë e mia mund të implementohen”.

    “Në VV është 70% e rinisë duke u anëtarësuar aty dhe mendoj se gjithçka shkon me të ri. Ose në VV ose LDK – këto janë dy parti që mund të inkuadrohem. Kam pasur oferta dhe besoj që këto ditë mund të vendoset”.

    “Qytetarët gjithsesi duan që unë të jem në VV; mirëpo mbetet të shihet në ditët në vijim. Me Rexhep Selimin kam pasur kontakt, por ai tani gjendet në Hagë”.

    “Në LDK realisht kam miq më shumë që janë deputetë – kemi kontakte të vazhdueshme. Mendoj se politikat janë të ndryshme nëpër parti, por nuk jam një person që mund të kufizohem”.

    “Mendoj se më takon të jem në atë parti sepse kam qenë në atë subjekt që më ka bërë deputet. Por, në atë kohë Behgjet Pacolli i AKR-së i patë ndarë rrugët me Isa Mustafën e LDK-së”.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Rreth orës 22:00 një grua është alivanosur në një pikë karburantesh në Komoran. Për rastin është njoftuar ekipi emergjent, ku më pas...
    Lajme20 Korrik 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ashpër pasi Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për Igor Popovic, ndihmës të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ku e ka kaluar të dielën me familjen e saj. Në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Koalicioni qeverisës i Japonisë me siguri do të humbasë kontrollin e dhomës së lartë të parlamentit në zgjedhjet e së dielës, raportoi...
    Lajme20 Korrik 2025
    Nëntë persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës sonte rreth orës 18:37. Fadil Gashi, zëdhënës në policinë...
    Lajme20 Korrik 2025
    Njohësi i politikave në Ballkan, Daniel Serwer ka dhënë një vlerësim mbi zhvillimet në rajon. Në një përgjigje për klankosova.tv, ai u...
    Lajme20 Korrik 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në çdo situatë kur shteti s’ka qeveri të legjitimuar, quhet qeveri në detyrë. Sipas...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një aktvendim i rëndësishëm i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar nga...
    Lajme20 Korrik 2025
    Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u zyrtarizua kandidatura e Ali Dulës për kryetar të Rahovecit nga kjo parti. Sipas kësaj partie, “me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.