×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv. Ministri i Arsimit: Remitencat do arrijnë në një miliard euro, kush është gërnaç këtu?

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Valon Syla lidhur me diasporën, teksa ka thënë se kosovarët janë ata që e dëmtojnë Kosovën, e jo diaspora.

    Rexhaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se bashkatdhetarët kosovarë, në vend se të integrohen e të investojnë në shtetet ku jetojnë, ata investojnë në ekonominë e Kosovës dhe iu ndihmojnë familjeve të tyre.

    Personi i dytë më i rëndësishëm në Ministrinë e Arsimit ka parashikuar edhe se remitencat në ekonominë e vendit do të kontribuojnë me 1 miliard euro.

    “Ku ka shtet e popull e politikaj ma ‘gernaq’ se sa ne ne Kosove. Kush eshte gernaq këtu?”, ka pyetur ai.

    Reagimi i plotë i tij:

    Komuniteteve migruese u ndalet koha ne vendin e ne kulturën mikpritese – kjo eshte çeshtje e studiuar nga gjuhesia, historia e sociologjia! Dhe te mundohesh ta plasosh kete si risi dhe si ceshtje debati nuk eshte tjeter pos injorance.

    Individet, grupet e komunitetet e emigruara mundohen te shmangin asimilimin e humbjen e zakoneve te veta ne gjirin e kultures e te shoqerise se re.

    Disa komunitete insistojne me shume ne ruajten e zakoneve te veta se sa te tjeret. Vendi me i mire per te ilustruar kete pohim eshte Amerika. Italianet e kinezët e shqiptaret insistojne t’i ruajne zakonet e identitetin e vet me gjate se sa per shembull gjermanet, skandinavët e mbase edhe irlandezët. Prandaj kemi China Town gjithandej, sikurse edhe Little Italia neper amerike edhe gjetke neper Brazil e Argjentine.

    Nder shqiptaret une per vete kam verejtur dallim ne mes te emigranteve shqiptare nga Shqiperia (te cilet integrohen shume shpejte – sidomos ata qe jane zhvendosur ne tri dekadat e fundit) dhe shqiptareve nga Kosova (te cilet integrohen shume ngadale). Te diaspora kosovare shpesh nuk verehen ndryshime ne gjuhe, ne sjellje, ne zakone e ne mentalitet as mbas dy e nganjihere tre brezave. Kjo mund te shpjegohet edhe me nevojen dhe luften per ruajtjen e identitetit gjate historise ne Kosove.

    Eshte e vertete se diaspora kosovare ndryshon e integrohet me ngadale se te tjeret. Mirepo, pos arsyeve identitare – qe i pershkrova shkurt me larte – ka edhe nje arsye tjeter mbase me e theksuar se e para:

    Diaspora kosovare eshte e perkushtuar ne menyre fanatike per mireqenien e familjeve te veta ne Kosove dhe per mireqenien e shtetit te Kosoves! Asnje diaspore, madje as diaspora kroate, nuk ben per vendin e vet ate qe e ben diaspora kosovare per Kosoven.

    Prej viteve te shtatedhjeta ‘shacat’ tone ne vend se te integrohen, investojne e te shkollohen ne shtetin e kulturen mikpritese, ata kane punuar, vepruar e jane shkrire qe ta ndihmojne familjen e Kosoven. Kete vazhdon ta beje edhe gjenerata e dyte dhe e trete te cilet kane lindur jashte Kosoves!!!

    Kete vit remitencat duket se do ta arrijne shumen prej 1 MILIARDE euro!!! Sa 45 % e buxhetit te Kosoves! Sa arsimi, shendetesia e pensionet e mbrojtja sociale per nje vit!!! Gernaqat!

    Nese ka mbetur mbrapa – diaspora kosovare ka mbetur mbrapa per te mbajtur Kosoven gjalle! Sepse nuk ka menduar per veti por per ne! Ata kane mbetur mbrapa, vertete! Por nuk kane mbetur mbrapa sepse nuk kane dite cka eshte me e mire per ta; ata kane mbete mbrapa qe ne te mbijetojme ne fillim (deri ne 2000), e qe te jemi mire pas vitit 2000. Ata kane mbete ‘gernaqa’ qe ne te mos jemi te tille – qellimisht! Ata kane sakrifikuar mireqenien e perparimin e vet e te familjeve te veta per NE!!! KUSH ESHTE GERNAQ KETU?

    Cka kemi bere ne ne nderkohe? A kemi ndertuar shtet te mire? Arsim cilesor? Mbrojtje shendetesore e sociale per popullaten? A e kemi ndertuar nje Kosove te mire e te bukur qe ta vizitojne diaspora? A ua kemi kthy borxhin duke u ofruar lehtesime e mundesi investimi?

    Jo! Asnje prej ketyre! Ne jemi shtet i marres ne Evrope! Kosoves ia marrim fytyren ne – jo diaspora!

    Ku ka shtet e popull e politikaj ma ‘gernaq’ se sa ne ne Kosove. Kush eshte gernaq ketu?

    Prandaj i lus te paditurit e injorantat tane ta mbajne injorancen per veti! Mos i ofendoni njerezit qe e kane sakrifikuar jeten e te ardhmen e vet per ne!

    Ajo qe vazhdon te me befasoje mua eshte: si ben qe keta njerez nuk çkapen kurrsesi prej nje Kosove totalisht mosmirenjohese? Kurre nuk e kuptoj si ben qe Kosoven e ne kosovareve na duan me fanatizem edhe gjenerata e trete e diaspores edhepse prej neve nuk kane pos perçmim! Kush eshte gernaq e i paditur ketu!?

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Lajme12 Korrik 2025
    Florian Dushi, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme ndaj Muratit, nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje. “Postimi është i...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në të cilën territori i huaj, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar sot një tjetër përditësim lidhur me punimet në ndërtimin e urës së re në Kosovë....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.