×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i Kushtetueses për zgjedhje të reja, flet Xhavit Haliti

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    “Besoj se do të jem në garë, por ajo që nuk do ta kisha dëshiruar shumë është të mos bëhen grupacione brenda partive politike, ose forma të ndryshme të grupimeve, pra, për të punuar mirë e mbarë duhet të mos ketë lufta brenda llojit, të mos lobojmë kundër njëri-tjetrit”

    Kështu deklaroi Xhavit Haliti, përfaqësues i PDK-së,  në RTK.

    Ndër të tjera ai foli për mungesën e tij në legjislaturën e fundit, ku sipas tij ka qenë një pushim i mirëseardhur, ngase ai tha se ndihej i lodhur nga puna dhe aktiviteti i gjatë.

    Tutje ai shprehu vlerësimin lidhur me deputetët e legjislaturës së fundit, që sipas tij ishte e dhembshme kur deputetët nuk ishin të përgjegjshëm për të punuar në Kuvend.

    Ai hodhi idenë që për ndryshimin e ligjit për Kuvendin, që të penalizojë deputetin që nuk bëhet i përgjegjshëm karshi punëve në Kuvend.

    Por ai hodhi fajin edhe te grupet parlamentare që sipas tij nuk ka qenë e përgjegjshme.

    Më tej ai foli për PDK-në në përgatitjen në zgjedhjet e ardhshme, që sipas tij, krye temë do të jetë ekonomia dhe kujtoi legjislaturën e fundit, premtimet e tyre për luftën kundër korrupsionit që nuk u realizua, ndërkohë që foli edhe për koalicionet e mundshme mes PDK dhe partitë tjera.

    ”Ende s’kemi bërë ndonjë marrëveshje me partitë tjera për koalicion me partitë tjera të vogla, ndonëse partitë e vogla nuk mund t’i qesin kushte partisë sonë. Nëse jemi koalicion, duhet të kemi grup parlamentar unik, jo të çarë”, theksoi ai.

    Tutje Xhaviti hodhi kritika ndaj GjK lidhur me disa vendime të saj ndaj veprimeve në Kuvend në të shkuarën.

    “Fjala vjen deputeti ka imunitet, nuk ka mundësi ta dërgojë në Prokurori deputetin pa ia hequr imunitetin as pa lajmëruar kryetarin e Kuvendit, etj., përveç nëse kapet në ndonjë veprim të rëndë.Kushtetutën mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi, jo GjK, por ne kemi bërë praktikë në respektimin e vendimeve të saj deri më tani”, deklaroi Haliti.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Në skenën politike të Kosovës ka hyrë një subjekt i ri konservator me emrin “Forca e Re Kombëtare”, i iniciuar nga ish-ministri...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka folur për disa kërcënime të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që po i mban gjatë një seminari në Greqi....
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Prokshi ka protestuar në heshtje të enjten para Kuvendit, pak para nisjes së seancës së...
    Lajme18 Korrik 2025
    Në Kampin Villaggio Italia në Pejë u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve për kontingjentin italian të misionit të udhëhequr nga NATO,...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalet Penale ka refuzuar kërkesën për lirim të parakohshëm të Mico Stanishiq, ish-Ministër i Brendshëm i Republikës Srpska. Vendimi...
    Lajme18 Korrik 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”. Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve...
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2011, duke kapur vlerën mbi 39 dollarë për ons, me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.