×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjuriq: Vështirë, por do të përpiqemi t’i ndreqim raportet me Amerikën, po na dëgjojnë për Kosovën

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq mori detyrën pesë ditë më parë. Në një intervistë për televizionin publik serb, RTS, ai ka folur për mënyrën se si ai dhe ekipi i tij planifikojnë të përmirësojnë marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-së, ta bashkojnë diasporën serbe dhe ta forcojnë lobin serb, transmeton Gazeta Express.

    Ai thotë se beson në zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit dhe bashkëpunimin e mirë me administratën e re amerikane në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Besoj se është një fillim i ri për Amerikën dhe një mundësi e re gjithashtu për ne, dhe se shumë varet nga sa do të punojmë dhe sa do të përpiqemi”, thotë Gjuriq.

    Ai tregon se ekipi i ri i zyrtarëve serbë në Washington synon të punojë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, për ta përhapur imazhin dhe historinë e Serbisë në mënyrën më pozitive në Shtetet e Bashkuara.

    Ai kujton se viti i ardhshëm do të shënojë 140 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Amerikës dhe kjo, siç thotë ai, është një mundësi e jashtëzakonshme për t’i përmirësuar marrëdhëniet.

    Për ditë të tëra, në Kosovë dhe Serbi u raportua për sesionin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në të cilin ish Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Madeleine Albright dhe Kryetari Eliot Engel thanë se Serbia nuk duhet të ndërhyjë në procesin e zhvillimit të shtetësisë së Kosovës, sepse Kosova është e pavarur dhe se Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian derisa ta njohë Kosovën.

    “Eliot Engel i humbi zgjedhjet edhe brenda partisë së tij. Lobi shqiptar u mbështet shumë në mbështetjen e pikëpamjeve të caktuara që ai shprehu në periudhën e mëparshme”, tha Gjuriq.

    Ai deklaroi se është thellësisht i bindur se interesat serbe dhe ato amerikane mund dhe duhet të mbivendosen për çështje të ndryshme.

    “Pavarësisht se sa e vështirë është trashëgimia nga e kaluara në segmente të caktuara, shteti ynë dhe interesi kombëtar është që të përpiqemi të kemi marrëdhënie më të mira me Amerikën”, tha Gjuriq.

    “Ne tani do të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, të vizitojmë dhe flasim me këta njerëz çdo ditë dhe të punojmë me përfaqësuesit e mediave, për të bërë lobim tradicional, por edhe modern për interesin serb. Në atë kuptim, ne do të angazhojmë një diasporë të madhe serbe që është ndarë prej kohësh mbi baza ideologjike, politike dhe të ndryshme dhe për të mbledhur gjithçka rreth Serbisë për të ardhmen e saj”, shtoi Gjuriq.

    Ai tha se po dëgjohen me kujdes fjalët e tyre për Kosovën.

    “Për çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe disa temave të tjera, kemi shumë për të folur dhe unë jam i bindur që argumentet e Serbisë po dëgjohen me më shumë kujdes se më parë”, thotë Gjuriq.

    Ai tha se Serbia do ta respektojë marrëveshjen e Washingtonit dhe se atë sipas tij do ta zbatojë edhe administrata e re në Amerikë.

    “Jo vetëm që do të vazhdojmë të respektojmë marrëveshjen e Washingtonit, por do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin e saj. Të gjitha sinjalet që kemi nga mjedisi i presidentit amerikan tregojnë se administrata e re e SHBA-së do të vazhdojë të punojë me ne për zbatimin”, tha Gjuriq.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka publikuar edhe mandatet që pritet t’i kenë partitë dhe koalicionet në përbërjen e ardhshme parlamentare. Në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti Evropian është forca e dytë në Maqedoninë e Veriut. “Jemi forca e dytë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook shprehet se këto...
    Vip08 Maj 2024
    Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi një...
    Sport08 Maj 2024
    Një incident i pakëndshëm është raportuar para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku tifozët e Real Madridit janë filmuar duke kënduar...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur me publikimin e rezultateve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve nga 29% të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.