×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 10 mijë raste aktive dhe 1,290 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 176.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes.IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478.IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

    Një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se mënyra si mjekët e kanë menaxhuar me pandeminë është model dhe është bërë punë e jashtëzakonshme, në veçanti duke pasur parasysh resurset e kufizuara.Hoti theksoi se pavarësisht telasheve, asnjë pacient nuk ka ardhur në situatë që të mos arrijë të shtrihet në spital.
    “Jemi në fund të kësaj pandemie, po shpresoj në tre katër muajt e ardhshëm dhe kërkoj mirëkuptimin e juaj që të mbahet sistemi i mobilizuar edhe ta përmbyllim me sukses këtë aktivitet që do të mbetet në historinë e shëndetësisë së Kosovës”, u shpreh një ditë më parë Hoti, pas vizitës në SHSKUK.

    Duke folur për masat në fuqi, tha se është krijuar disiplinë e mirë për respektimin e masave nga qytetarët, por sipas tij, duhet ai “sprinti i fundit” për të dalë në krye të pandemisë.Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi në një konferencë për media pas vizitës së kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti tha se asnjë pacient nuk ka mbet asnjë ditë të vetme pa oksigjen dhe pa trajtimin e duhur.Krasniqi bëri të ditur se shumë shpejt brenda dy muajve të ardhshëm të gjitha spitalet do të kenë furnizim me oksigjen të lëngshëm dhe do të zëvendësohen në tërësi bombolat e oksigjenit.Duke folur për punën e SHSKUK-së, ai tha se objektiv për vitin e ardhshëm mbetet ngritja e disiplinës në punë, komunikimi me pacientë, respektimi i orarit të punës.Krasniqi apeloi që festat e fundvitit të kalohen në familje dhe të respektohen masat.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.