Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka thënë sot se mbështetja për këtë parti po rritet shumë, sa që e ka quajtur rritje të frikshme. Ai ka thënë se ka një javë që nuk po e zë gjumi duke menduar se si t’u përgjigjen pritshmërive të qytetarëve.
Bisilmi ka theksuar se Vetëvendosje pret që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në fillim të viitit 2021 do të fitojë mbi 55 mandate.
“Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, tha ai
Bislimi është shprehur se në bazë të sondazheve të fundit pritet që VV do të fitojë 55 deputetë.Ai gjithashtu ka thënë se gjërat mund të ndryshojnë meqë në sondazhe nuk janë përfshirë diaspora.
“Në bazë të këtij sondazhi I kemi 55 mandate. Në këto sondazhe nuk futet diaspora, dihet si voton diaspora. Nuk është I përfshirë ndikimi që do të ketë në zgjedhje kandidati për kryeministër”, shtoi ai.