Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka shkruar në “Facebook” se me kërkesë të mbi 40 deputetëve nënshkrues, diten e hënë në ora 11:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme per aprovimin e ligjit per ndarjet buxhetore, poashtu ne rend dite eshte edhe miratimi i marreveshjeve nderkombetare qe jane ne procedurë.
“Pastaj shkojme në zgjedhje!”, ka shkruar mes tjerash Gashi.Por, ky i fundit është demantuar nga kabineti i Vjosa Osmanit.
“Kryetares së Kuvendit, dr. Vjosa Osmani nuk i ka ardhur asnjë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme deri në orën 16:00 të ditës së sotme”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media, raporton Front Online.