×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për plagosjen e një personi nga zyrtari i saj

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Një person është qëlluar me armë nga një zyratr policor pasi i njëjti kishte tentuar të arratiset nga stacioni i poilcisë, shkruan Front Online.

    Rastin për Front Online e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila sqaroi se personi i plagosur nga zyrtari policor ka ndodhë për arsye të parandalimit të arratisjes.

    “I dyshuari; • A. U, 21 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, duke përfituar nga momenti, është arratisur nga stacioni policor, me ç’ rast është pritur jashtë stacionit nga vetura e njëjtë dhe së bashku me dy persona të tjerë; • F.G, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe • Q.G, 28 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, që po e prisnin në veturë kanë ikur me vrull duke shkaktuar rrezik për sigurinë përreth”, thuhet në njoftimin e tyre.

     

     

     

    Njoftimi i plotë:

    Rreth orës 16:00 , në afërsi të rrethit të Çagllavicës, për lëvizje të dyshimta policia ka ndaluar një automjet të tipit Golf -VI- në të cilën kanë qenë dy persona.

    Pas ndaljes së veturës janë konstatuar parregullsi kundërvajtëse të tilla si veturë pa regjistrim, ndërsa pas kontrollit është gjetur edhe një shufër metalike. Ndërkohë që policia ka kryer verifikimet e nevojshme pasagjeri ka rezultuar të jetë i kërkuar me urdhër arrest për sulm ndaj personit zyrtar.

    Menjëherë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe përderisa vozitësit i janë shqiptuar masat administrative për kundërvajtjet dhe është liruar, i dyshuarit të kërkuar me urdhër arrest është ndaluar në stacion.

    I dyshuari; • A. U, 21 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, duke përfituar nga momenti, është arratisur nga stacioni policor, me ç’ rast është pritur jashtë stacionit nga vetura e njëjtë dhe së bashku me dy persona të tjerë; • F.G, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe • Q.G, 28 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, që po e prisnin në veturë kanë ikur me vrull duke shkaktuar rrezik për sigurinë përreth.

    Për të ndaluar ikjen dhe shmangur arratisjen zyrtari policor ka përdorur armën, dhe me këtë rast, një nga të dyshuarit ka marrë plagë. Në ikje e sipër të dyshuarit kanë shkaktuar një aksident trafiku, dhe për më shumë dy nga ta pas aksidentit janë arratisur ndërsa të dyshuarit F.G, pasi i është dhënë ndihma e parë është transferuar në QKUK për trajtimin e mëtejmë mjekësor.

    Prokurori i shtetit bashkërisht me Inspektoratin Policor, janë duke trajtuar rrethanat specifike të ndërlidhura me rastin.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme. Në njoftimin e këtij instituti...
    Lajme12 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se këtij subjekti politik i janë bashkuar 300 anëtarë të rinj në Prizren. Në takimin e djeshëm ka...
    Lajme12 Maj 2024
    Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në vjeshtë të vitit 2023, qytetarët serbë të Kosovës, mund të aplikojnë për verifikimin e diplomave...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Banorët shqiptarë në Komunën e Graçanicës vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha. Përveç problemeve që ata kanë aktualisht me lejet për...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë ka mbërritur në Greqi, ku u prit nga Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga. Rama...
    Ekonomi12 Maj 2024
    Ka përfunduar të shtunën periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Drejtori i Policisë së Shkodrës u deklarua për media në lidhje me tragjedinë në familjen Arrazi, ku Alma së bashku me tre...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Publikohen pamjet nga operacioni antikanabis në Shkodër, ku janë sekuestruar 100 kilogramë drogë dhe dy persona janë shpallur në kërkim. Nga pamjet...
    Kronika12 Maj 2024
    1 mijë e 719 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 23...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.