×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është data e fundit për zgjedhjen e presidentit

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Nga data 5 nëntor kush ish presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje, partitë politike kanë filluar diskutimet për të plotësuar pozitën boshe të lënë nga ai. Nga organizatat joqeveritare kanë mendime të ndryshme për datën e fundit se kur duhet të zgjidhet i pari i vendit. Datat që po përmenden janë 4 janar dhe 5 prill.

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se Kuvendi ka afat deri me 4 janar ta zgjedh presidentin e ri, ndryshe vendi do të shkojë në zgjedhje.

    “Presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje me 5 nëntor dhe po të njëjtën ditë kanë kaluar kompetencat te Kryetarja e Kuvendit. Duke u bazuar në afatin 60 ditor që nga dhënia e dorëheqjes, pra që nga dita kur Kuvendi është dashur të fillojë me procedurat për zgjedhjen e presidentit, i bie që ky Kuvend të zgjedh presidentin e ri më së largu deri më 4 janar, e cila i bie si datë e fundit që Kushtetuta ka përcaktuar afatin 60 ditorë për zgjedhjen e presidentit të ri”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Eugen Cakolli.

    Por një interpretim tjetër ka Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili thotë se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është me 5 prill.

    “Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit/es përcaktohen me nenin 86 të Kushtetutës ku thuhet se presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual. Duke qenë se në Kosovë kemi rrethana të reja pasi Presidenti ka dhënë dorëheqje dhe tashmë kemi një ushtruese të detyrës së presidentit mandati i së cilës po ashtu parashihet me Kushtetutë, pra ajo nuk mund të ushtrojë mandatë më të gjatë se gjashtë muaj. Atëherë nga kjo rrethanë del se presidenti duhet të zgjidhet jo më larg se 5 prilli i vitit të ardhshëm.

    Ish presidenti Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje me 5 nëntor pasi Gjykata Speciale i kishte ngritur një aktakuzë për krime lufte.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Korrik 2025
    Të Enjten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat në disa zona mund të kushtëzojnë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale, Zyra e Rregullatorit të Energjisë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të mund ta fitonte Prishtinën pa balotazh në zgjedhjet lokale. Në vend të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një person dyshohet të jetë therur me thikë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i...
    Lajme30 Korrik 2025
    Ka vdekur në Prizren një 40-vjeçar nga Drenasi, i cili ra nga kulmi i një ndërtese ku po punonte. Në lidhje me...
    Lajme30 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mos me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen te dendësohen dhe të...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Ka vdekur në Prizren një 40-vjeçar nga Drenasi, i cili ra nga kulmi i një ndërtese ku po punonte. Lajmin për Klankosova.tv...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Dy vajza dhe një i rritur të zhdukur që nga një shpërthim i madh që shkatërroi një impiant biokarburantesh në Nebraska janë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.