×
  • Lajme
  • Lajme

    Trusti fillon procedurat për ekzekutimin e mjeteve të 10 përqindëshit

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Trusti Pensional i Kosovës ka filluar me proceduarat për ekzekutimin e pagesës së 10 përqindëshit, prandaj në llogarinë e atyre që kanë aplikuar për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, bilanci total del të jetë më i vogël.

    Trusti ka sqaruar se në llogaritë e qytetarëve në Trust bilanci del të jetë i vogël pasi tashmë për ata që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit kanë filluar procedurat e ekzekutimit të pagesave, ndërsa në përgjithësi vlera e çmimit të njësive në tregjet financiare ka rënë për 0.12 për qind.

    Zëdhënësi i Trustit të Kosovës, Jeton Demi tha për telegrafin se nuk mund të garantojnë se do të ketë rritje dhe se aktualisht vlera e çmimit të njësive në tregjet financiare ka rënie në 0.12 për qind.

    “Ne nuk garantojmë se çdo datë do të jetë në rritje, për vitin 2020 jemi më shumë se 2.5 për qind rritje, dhe rreth 20 për qind e të gjitha bilanceve. Dita e enjte është data e çmimit të aksionit me të cilin kanë aplikuar kontribuuesit e të premtes, shtunës dhe të dielës. Çmimi i njësisë është ai i të premtes, i cili është ulur për shkak të performancës me 0.12 për qind, këtu është ajo diferenca e çmimit e njësive dhe fjala është për minus 0.12 për qind, është fat që nuk është më shumë, kjo është për shkak të pandemisë, mund të ishte më shumë. Kjo nuk kontrollohet nga ne”, tha ai.

    Trusti i Kursimeve Pensionale kishte njoftuar qytetarët se deri në ditën kur tërhiqen kursimet, varësisht nga lëvizjes në tregjet financiare, bilanci i kursimeve do të ndryshojë (do të rritet apo zvogëlohet).

    Rrjedhimisht edhe shuma që do të tërhiqni do të jetë me e madhe ose më e vogël se sa shuma që kanë aplikuar.

    Ndryshe, deri tani për tërheqjen e 10 përqindëshit kanë aplikuar mbi 330 mijë qytetarët dhe aplikimi do të vazhdojë deri më 6 prill 2021.

    Ekzekutimi i pagesave është thënë se do të bëhet pas datës 23 dhjetor.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.