Ka filluar seanca ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Avokati i Haradinajt thotë se sot në fund të ditës do të parashtrojë kundërshtim në lidhje me paraburgimin.
“Avokati i Gucatit në kundërshtimin e tij të paraburgimit ka kërkuar një seancë dëgjimore dhe unë do t’i bashkangjitem kësaj seance. Edhe unë do të bëj një parashtrim në fund të ditës së sotme”, tha avokati i Haradinajt.
Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/204321494614350