×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali i Pejës i reagon Dreshajt: Po punojmë pa pushim, mos na njollosni

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës i ka reaguar ish-deputetit të AAK-së, Gani Dreshaj, i cili tha se në këtë spital pacientët po vdesin nga pakujdesia e stafit mjekësor.

    “Në Spitalin e Pejës më shpejt hyn lopa e qeni sesa njeriu. Aty më shpejt hyjnë këto dy kafshë sesa vjen mjeku. I kam fakte sepse i kam parë vet”, ka deklaruar Dreshaj në RTK.

    Por i ashpër ka qenë reagimi nga drejtori i Spitalit Dr. Skender Dreshaj. Ky i fundit ka kërkuar të mos njollosen sepse po punojnë pa pushim vjetor që nga fillimi i pandemisë, duke i kryer të gjitha shërbimet mjekësore për pacientët.

    Reagimi i plotë:

    NUK ËSHTË KOHË ANKESASH E KËRKESASH TË PAARSYSHME!

    Në Spitalin e Përgjithshëm – Pejë, tani, në këto momente, kemi 142 pacient me Covid-19, 98 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 4 pacientë në CPAP dhe 23 pacientë në gjendje të rënduar!

    Secila njësi dhe repart Covid-19, është 24 orë e mbuluar me mjek dhe infermier.

    Kjo vetëm për rastet me Covid-19. Gjatë ditës kishim shumë intervenime. Edhe në kohën që po shkruajmë në sallë operohen pacient. Janë rreth 100 punëtor në shërbim.

    Shërbimi teknik është kujdestar 24 orë: pastrimi, mirëmbajtja e Oksigjeno-Koncentratorëve, sistemit të O2 dhe çdo shërbim tjetër.

    Kujdesi intensiv dhe sallat e operacionit funksionojnë 24 orë.

    Të gjitha shërbimet e nivelit sekondar për të gjitha njësitë jo Covid mbulojnë rastet urgjente. Shërbimet kirurgjike, urologjike, ortopedike, pediatria, neonatolgjia, gjinekologjia , obstetrika, njësia koronare, të gjitha. Nuk trajtohen vetëm rastet e ftohta operative.

    Shërbimet ambulatore vazhdojnë të punojnë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Kemi platformën Online Bisedë me mjekun. Nesër në ora 9 kemi mjekun pulmolog për tu shërbyer pacientëve. Mjeku infektolog javën e kaluar kishte mbi 62.000 shikime.

    Oksigjenin e kemi të siguruar nga 3 burime: Oksigjeni Qendror, Oksigjeni me Bombola dhe Oksigjeni me Oksigjeno-Koncentrator – në çdo variant jemi të mbuluar, duke përfshirë ramje eventuale të rrymës elektrike apo prishje eventuale të sistemit të Oksigjenit; në çdo rrethanë jemi kujdesur që pacientët tanë të jenë të sigurt se do kenë njërin nga këto burime. I kemi menduar të gjithë skenarët e mundshëm dhe jemi gati.

    Nuk është kohe ankesash as edhe kërkesash por po numërojmë:

    Kemi halle me infeksion të stafit, kemi staf në moshë te shtyer, kemi edhe te sëmurë kronik, kemi edhe te vdekur ne vend pune, mjek dhe infermier mu nga Covid-19. Mos te flasim se nga marsi nuk ka pushime vjetore për personelin.

    Në spitalin tonë kemi moton: Ja ku jam, kudo e do puna!

    NUK ËSHTË KOHË ANKESASH E KËRKESASH TË PAARSYESHME!

    Personalisht dhe secili nga ne punëtorët e spitalit, familjet tona , që të gjithë kemi marrë shërbime në këtë dhe vetëm këtë spital. Përjashtimet (mund të numërohen në gishtat e njëres dorë) janë vetëm në indikiacionet absolute sikur edhe për çdo pacient tjetër.

    Vazhdojmë të jemi në shërbim.

    Besoj nuk është e tepërt të kërkojmë të paktën të mos njollosemi në mënyrën që mendja nuk ta kapë dot.

    Patjetër se pranojmë kritikat, por, ama , për hirë të zotit , të paktën mendja të na i kap.

    Me respekt;

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë

    Drejtori Dr. Skender Dreshaj

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Ka vdekur Hava Jashari-Gashi, motra e heronjve Adem e Hamës Jasharit. Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi i...
    Lajme23 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka përvishur mëngët tash e një kohë në fushatë e ku kësaj here njoftoi se dje...
    Lajme23 Shtator 2024
    Arbër Rexhaj, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, vuri në dukje se paralajmërimi i Ministrit të...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër më 23 shtator në orën 11:00. Ky do të jetë rendi i ditës:...
    Lajme22 Shtator 2024
    Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet serbe nga ana e Republikës së Kosovës, paqartësitë rreth pozicionit të Prishtinës zyrtare...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të diel në “Samitin për të Ardhmen” në New York. Pasi mbajti fjalën e tij...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për të ishte një nder dhe kënaqësi të mbante fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit programi...
    Sport22 Shtator 2024
    AC Milan e ka mposhtur Interin, me rezultat 1-2, të dielën në ‘San Siro’ në derbin më të madh italian. Dy rivalët...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Mes një vorbulle konfliktesh dhe krizash në një botë të fragmentuar, sfida e udhëheqësve që po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.