Moderna paraqiti të dhëna në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) që treguan se vaksina potencialisht mund të parandalojë infeksionin, jo vetëm sëmundjen e rëndë.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, prodhuesi i vaksinës Moderna, thotë se dozat e saj nuk parandalojnë vetëm sëmundjen simptomatike, por mund të parandalojnë edhe infeksionin në radhë të parë.
Kompania iu është nënshtruar FDA-së me një pretendim shtesë për të ‘fituar’ mbi rivalin Pfizer, gjë ky i fundit ka qenë në gjendje të demonstrojë se vaksina parandalon infeksionin simptomatik, përfshirë dhe sëmundjen e rëndë. Nuk ishte e qartë nga të dhënat fillestare nëse vaksina e Moderna-s dhe ajo e Pfizer mund të parandalojë plotësisht infeksionin.
Analiza e vetë FDA-s, për sa i përket të dhënave të Moderna-s, konfirmoi pretendimin e kompanisë se vaksina ishte 94.5 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes së rëndë 14 ditë pas dozës së dytë. Të dhënat e paraqitura nga Moderna paraqisnin vetëm rastet e COVID-19 që shfaqnin simptoma dhe zbuluan se vaksina ishte efektive në zvogëlimin e rasteve të COVID-19 me simptoma të rënda.
Tani, Moderna thotë se ka treguar gjithashtu se vaksina e saj mund të parandalojë infeksionin asimptomatik dhe atë simptomatik.
Për të përcaktuar nëse vaksina zvogëloi shkallën e infeksionit të përgjithshëm, studiuesit morën shtupat e hundës të vullnetarëve përpara dhënies së vaksinës tek secili dhe i testoi ata për COVID-19. Vaksina e Moderna-s duhet të jepet me dy doza me katër javë diferencë.
Komiteti këshillimor i vaksinave nga FDA do të takohet të enjten për të diskutuar rekomandimin e përdorimit të vaksinës Moderna tek njerëzit 18 vjeç e lartë.