×
  • Lajme
  • Lajme

    Msutafa thotë se Haki Abazi i ka lutur që ta marrin në LDK

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në emisionin  ka folur për deklaratën e Vjosa Osmanit e cila tha se kësaj partie i ka mbetur vetëm logoja.

    “Askush nuk është bërë deputet pa u votuar së pari logoja e LDK-së e pastaj kandidati. Në qoftë se nuk e voton logon s’ka as vota për kandidat. Ne kemi deputetin Haxhi Avdyli që në raste të ndryshme del si zëdhënës i zonjës Osmanit. Vjosa s’ka nevojë për të, sepse larg është e përgatitur më mirë se Haxhia. Edhe Haki Abazi del e thotë e flet si zëdhënës i LDK-së, edhe pse ai na ka lutur të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt, por nuk e kemi pranuar. Ne nuk bëjmë kështu, nga rruga e drejt e kandidat”, ka thënë Mustafa.

    Sipas tij, LDK-ja e ka fetishizu shumë Vjosa Osmanit.

    “Ajo tash duhet të shpërfaqet me kapacitetet që ka. Meqe thotë se ka vota, atëherë le ti merr ato. Ne nuk e pengojmë. Ne nëse shkojmë në zgjedhje do të japim alternativë e jo të akuzojmë se kush çkaa ka bërë. LDK gjithmonë ka ofruar zgjidhje”, ka thënë Mustafa.

    Sipas tij, ata që dalin nga LDK-ja duhet ta matin mirë vetën. “

    Votuesit e LDK-së i votojnë politikat tona. Ai që del nga LDK-ja duhet ta matë vetën. A e votojnë njerëzit e LDK-së a të VV-së, është çështje e vlerësimit dhe përceptimit qytetarë”, ka thënë Mustafa.

    Ai tha se Osmanin nuk e kanë përjashtuar, por e kanë liruar nga detyra.

    “Vjosa është anëtare e LDK-së, e Këshillit Drejtues, por nuk është nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë”, ka thënë Mustafa.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas përleshjes që ndodhi në Kuvendin Komunal ditë më parë. Bulliqi përmes një postimi në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka dalë në mbrotje asamblistit të partisë së tij në Podujevë, Ekrem Rrahmit, pas përplasjes që...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Një kompleks turistik në fshatin Banjskë, ku veç tjerash mysafirët shkonin për ujërat shëruese termale, u bë një pikë e rëndësishme provash...
    Lajme13 Shtator 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë e cila dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Kanosja’....
    Lajme13 Shtator 2024
    Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2024” ku është mbajtur ceremonia e përfundimit të...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka komentuar në një prononcim për Front Online kërcënimet e presidentit serb, Aleksader Vuçiq për Kosovën. Ai...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.