Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se Vetëvendosja këtë po e kërkon nga populli.
“Le të shkojmë në zgjedhje, edhe vendos populli. VV-ja presidentin nuk e ka lyp kurrë. Nuk po e kërkojmë. Nuk është kuptimi me qit një president i cili shkakton debat të mospajtimit”, ka thënë ai, në KlanKosova, shkruan FrontOnline.
Sipas tij, Vetëvendosja pas disa viteve mundet me ra vetëm prej qeverisjes së vet, sepse më nuk mund ta ndalë askush./FrontOnline