×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Shkollat profesionale janë rruga më e sigurt e punësimit të fëmijëve tanë

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Në shkollën e mesme teknike ‘Mehmet Isai’ të Gjilanit janë përuruar sot tri kabinete të informatikës, projekt ky i realizuar në bashkëpunim me qeverinë e Luksemburgut, në kuadër të marrëveshjes me DKS dhe Luxdev.

    Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, ka falënderuar qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen, ndërkohë që tha se shkolla teknike gjithmonë ka qenë konkurrent me gjimnazin sa i përket prodhimit të kuadrove fakultative ose profesionale.

    Ky është shembulli i mirë i mbështetjes së tri programeve që vijnë nga Luksemburgu, të profileve profesionale, sepse shkolla profesionale është rruga më e mirë që fëmijët tanë të dalin në treg të punës.

    “Kjo shkollë e ka të ardhmen dhe fëmijët tanë duhet të lidhen te profilet profesionale, duke përfshirë edhe bujqësinë. Drejtimet si mjekësia dhe të tjera, për të cilat nuk ka me pas nevojë në disa vite të ardhshme, do të shikohet mundësia për t`i reduktuar, varësisht nga kërkesa dhe nevojat e tregut”, ka thënë Haziri.

    Për më tepër, kryetari Haziri tha se shkollimi duhet harmonizuar nevojat e tregut.

    “Nuk kemi nevojë me prodhua kuadro që nuk kanë perspektivë. Shkollat profesionale janë siguria me e madhe në të ardhmen për punësim dhe unë besoj shumë që kemi me qenë shembull i mirë në këtë drejtim’’, ka thënë ai.

    Projekti ka për qëllim që ta përmirësojë arsimin profesional në Kosovë, përmes këtyre programeve që realizohen në bashkëpunim me MASHT-in dhe Komunën e Gjilanit, ka thënë përfaqësuesi i donatorit nga Luksemburgu, Daniele Passalacqua duke u rekomanduar nxënësve që më tepër të orientohen nga shkollat profesionale se sa nga gjimnazet, sepse këto profile u sigurojnë atyre qasje më të lehtë në tregjet e punës.

    Në këtë projekt qe është realizuar në bashkëpunim me qeverinë Luksemburgut, sipas marrëveshjes, Komuna e Gjilanit ka investuar 90 mijë euro, ka thënë drejtori komunal i Arsimit, Nazim Gagica.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, ku ka bërë edhe homazhe mëngjesin e sotëm. Ish-ministri i...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike që...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po vazhdon të qëndrojë në Amerikë ku po zhvillon disa takime. Së fundmi, ai ka bërë të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, ka raportuar për një rast të tentim vrasjes, ku ka bërë të ditur se, një person ka thënë që,...
    Lajme15 Janar 2025
    Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në këtë fshat. Nëpërmjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Reçak me rastin e 26-vjetorit të masakrës në këtë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.