×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Nuk do të ketë masa lehtësuese për fundvit

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Nuk do të ketë masa lehtësuese gjatë fundvitit, kështu bën të qartë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Zemaj thotë se nuk do të ketë zgjatje të orarit pavarësisht se disa komuna kanë lëvizur pozitivisht dhe nuk janë më në zonë të rrezikshmërisë. Zemaj thotë edhe se po tentohet të sigurohen 1.2 milionë vaksina antivCOVID-19.

    “Duhet të jemi të sinqertë. Ne bëjmë vlerësime javore, rritja e virusit në vendet perëndimore dhe ato të rajonit është shqetësuese dhe po ashtu edhe numri i vdekjeve…Do të ndërmarrim masa kufizuese. Me datën 18 përfundon edhe pjesa e parë e vitit shkollor dhe do të shohim se në cila segmente tjera mund të arrijmë që ta parandalojmë grumbullimin krahas masave që kemi fuqi. E them edhe sot, nuk do të ketë lehtësim të masave do të ketë disa kufizime. Nuk do të ketë as zgjatje të orarit pavarësisht që disa komune kanë lëvizur pozitivisht, kanë kaluar nga zona e rrezikshmërisë”, tha Zemaj në emisionin e mëngjesit në RTK.

    Ministri Zemaj thotë edhe se vetëm gjatë katër javëve janë më shumë se një persona që janë shtruar në spitalet e vendit.

    “Vetëm gjatë këtyre katër jave kemi më shumë se një mijë njerëz që janë të shtruar në spitalet tona, përjashtuar qendrat kryesore të mjekësive familjare, kemi 12-13 mijë që janë infektuar pavarësisht që shumica prej tyre që nuk kanë simptoma ose kanë simptoma të rralla dhe nuk i nënshtrohen terapisë së rëndë, mund të ketë edhe raste të caktuara që kanë hasur në vështirësi qoftë në marrjen e ndonjë shërbimi ne kërkojmë mirëkuptimin e tyre. Ne jemi duke jetuar bashkërisht në këto kushte, këto rrethana dhe në këto kapacitetet që ka Kosova. Nuk është vetëm një segment shëndetësia apo ministria ka edhe segmentet tjera meqë kërkojnë shërbime qytetarët tonë edhe ato sociale, ekonomike e arsimore që kanë një kosto të madhe të ndarjes buxhetore. Edhe pse ministria e Shëndetësisë është mbështetur me fonde”, tha Zemaj.

    Ndërkohë që Zemaj ka folur edhe për vaksinat. Ai tha se sigurimi i vaksinave është një nga prioritetet dhe se shton se janë duke tentuar që të sigurojnë 1.2 milionë vaksina. Ndërsa i pyetur se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë ai tha se gjithçka varet nga prodhuesit.

    “Ajo është tema aktuale dhe kjo është prioritet jo vetëm i yni por i gjitha shteteve., vaksina është shpresa kryesore, nuk po them e vetme se virusi mund të ketë aspektin tjetër të trajtimit se si do të ecë apo si do të trajtohet. Ne kemi një pjesë të siguruar të kësaj vaksine, unë kam nënshkruar aplikacionin, është një 20 përqindsh që ndahet edhe pse është në pjesën tjetër të vitit nga Aleanca Kovaks, pjesa tjetër duhet të sigurohet dhe jemi duke përdorur disa rrugë alternative që detyrimisht ta kemi për qytetarët. Problemi është edhe nga ata vetë që e prodhojnë dhe e licencojnë si vaksinë. Atë që mund ta them është se jemi në rrugë të mirë, jemi në komunikim të mirë me shtet dhe partnerë serioz të cilat janë pjesë e kësaj blerje dhe përmes komunikimit të qeverisë dhe timit si ministër i shëndetësisë por edhe miqve të tjerë që na ndihmojnë, besojmë që qytetarët tonë do të jenë në aspektin e barabartë të marrjes së kësaj vaksine sikurse vendet tjera”, potencoi Zemaj.

    Ai ka folur edhe për buxhetin për vaksinat, duke theksuar edhe se veç sigurimit të vaksinave duhet të bëhet edhe sigurohet edhe pjesa e administrative dhe e infrastrukturës për ruajtjen e saj.

    “20 përqindëshi është falas, pjesa tjetër do të sigurohet nga blerja eventualisht mund të kemi një donacion në të ardhmen por nuk mund të jemi shpresë e kësaj. Ligji antiCOVID na ka mundësi që t’i vaksinojmë të gjithë qytetarët…aktualisht ne tentojmë që të sigurojmë 1.2 milionë vaksina, do me thënë sipas kategorive dhe prioriteteve që i ndajmë. Planin e kemi, jemi duke siguruar pjesën tjetër që është edhe pjesa e administrative por edhe të infrastrukturës së ruajtjes dhe përdorimit të kësaj vaksine.. pra nuk është vetëm një segment sigurimi por është edhe ruajtja, shpërndarja dhe mbi të gjitha edhe trajtimi i tyre që e japin”, tregoi Zemaj.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Fushatë e re, zgjedhje të reja, por premtime të vjetra dhe të përsëritura. Kjo është e tëra që po shihet në katër...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.