Në mbrëmjen e së hënës në Prishtinë është ndaluar një veturë BMË në të cilën është gjetur një revole e tipit HS/9, kalibër 9mm si dhe 16 fishekë.
Kështu bën të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë ka organizuar punën e saj në drejtim të gjetjes së armëve të poseduara pa autorizim. Në kontekstin e kësaj, dje rreth orës 18:00, në hyrje të Prishtinës, ka ndaluar veturën BMË me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: Një (1) revole të tipit HS/9, kalibër 9 mm, si dhe gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishek, kalibër 9 mm”, tregon Borovci.
Ai thotë se i dyshuari 50 vjeçar është shoqëruar në polici dhe ndaj tij është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
“I dyshuari M. P, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, tregoi ai.