×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada në Gjermani njoftim për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2020

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, ka bërë një njoftim për bashkëatdhetarët tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në landet gjermane.

    Qeveria e Gjermanisë në mbledhjen e sotme mori masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit, ndësa ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhenë detaje se për çfarë masash bëhet fjalë.

    “Në mbledhjen e së dieles me datë 13.12.2020 nën drejtimin e Kancelares së Qeverisë së Gjermanisë, Dr. Angela Merkel bashkë me drejtuesit e 16 Landeve gjermane për parandalimin e Pandemisë COVID 19 janë marrë këto vendime:

    ➡️Nga data 16 Dhjetor 2020 (e mërkure) e deri më 10 janar (2021) Gjermania do të mbyllet sërish.

    ➡️Do të mbylljen dyqanet e tregtisë me pakicë, me përjashtim të dyqaneve për nevojat e përditshme. Restorantet mbeten të mbyllura dhe do të kenë të drejtë sikurse dhe tash të ofrojnë ushqime për marrje me vete për t’u konsumuar në shtëpi. Po ashtu nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit apo mbledhjet në vende publike. Gjithashtu mbyllen edhe floktoret, studiot e kozmetikës, tatuazhit etj. Të hapura do të mbeten vetëm dyqanet për gjësende ushqimore e higjienike dhe dyqanet për shitje me shumicë.

    ➡️Shkollat, kopshtet, dhe institucionet e kujdesit ditor do të mbyllen pokështu. Përjashtim do të ketë, sikurse në verë, vetëm për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për ta, sepse janë në punë ku nevojitet prania fizike. Mësimi shkollor për këtë periudhë, ose do të ndërpritet, ose do të kalohet në distancë. Këtë e vendos secili land më vete.

    Kontaktet duhet të reduktohen në maksimum.

    ➡️Lejohen vetëm tubime me pesë vete, me anëtarë nga maksimumi dy familje, mundësisht gjithmonë të njëjtat. Përjashtim do të ketë nga data 24 deri në 26 dhjetor. Përveç familjes mund të ftohen edhe katër të afërm të gradës së parë, plus fëmijë deri në 14 vjeç.

    ‼️Për të gjithë të interesuarit që duan të udhëtojnë në Kosovë: kuftintë nuk janë mbyllur por për këtë duhet respektuar masat e paraparara nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë për testimet dhe karantinimet.‼️”, thuhet në njoftimin e ambasadës

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi sot se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat që...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve....
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 7-vjeçarin Leutrim Ahmeti në përvjetorin e tij të vdekjes më 11 shtator të vitit 1998, i cili...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të që të mos e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryekuvendari Galuk Konjufca ka shpërndarë pamje nga takimi i sotëm me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Konjufca tha se në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.