×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa: Vjosës i ka mbetur vetëm vota e duetit Haxhi Avdyli & Haki Abazi

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2020

    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për Gazetën Express ka folur rreth deklaratave të Vjosa Osmanit e cila tha se rrugëtimin politik do ta vazhdojë e vetme. Sipas saj, kjo për shkak LDK’ja ka mbajtur në pushtet kapësit e shtetit.

    Madje, Osmani tha se LDK’së i ka mbetur vetëm logoja, pasi votuesit e partisë i përfaqëson ajo.

    E lidhur me këtë, kreu i LDK’së ka deklaruar se Osmanit i ka mbetur vetëm vota e “duetit Haxhi Avdylit & Haki Abazit”.

    Ndër të tjera, Mustafa të shtunën i ka rikujtuar Osmanit se i kanë humbur zgjedhjet e 6 tetorit dhe se pozitat aktuale që i mban sot i ka falë politikës dhe lidershipit të LDK’së, meqë kishte kushtëzuar Kurtin që ta shkarkonte Konjfucën dhe ta propozonin Osmanin për kryekuvendare.

    “Lista zgjedhore, në të gjitha zgjedhjet ka qenë e LDK-së, me logo të LDK-së, e përkrahur nga të gjitha strukturat e partisë dhe e votuar nga anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së. Të gjitha pozitat që i mbajnë njerëzit e LDK-së janë rezultat i politikave të LDK-së. Zgjedhjet e vitit të kaluar nuk janë fituar. I kemi humbur. Sipas këtyre rezultateve, qytetarët e kanë votuar Vjosën vetëm për deputete”, ka thënë Mustafa.

    I pari i LDK’së thotë se të dyja pozitat që sot i mban Vjosa Osmani, pra atë të kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, janë si rezultat i politikave të partisë dhe vetë Mustafës si kryetar, e jo si rezultat i votave.

    Mustafa në këtë intervistë për Gazetën Express thotë se në negociatat më Lëvizjen Vetëvendosje për koalicion, e kishte kushtëzuar Albin Kurtin që ta shkarkonte Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit dhe në atë pozitë të vendosej Vjosa Osmani.

    “Ndërkaq në proces të negociatave me VV për bashkëqeverisje, si Kryetar i LDK-së kam kushtëzuar që VV të propozojë Vjosa Osmanin për Kryetare të Kuvendit, duke e shkarkuar Glauk Konjufcën.  Pra pozitat që i mban sot Vjosa ia ka siguruar lidershipi i LDK-së, unē si Kryetar e kam nënshkruar marrëvedhjen. Mbi këtë bazë sot është edhe u.d. e Presidentit.  Nuk e ka bërë vota, por marrëveshja politike që e kam drejtuar unë si Kryetar i LDK-së. Me vota  do të ishte Glauk Konjufca  Kryetar i Kuvendit dhe u.d. i Presidentit”, ka shtuar tutje i pari i LDK’së.

    Mustafa e lë në ndërgjegjen e Osmanit faktin që ajo vazhdon të qëndrojë kryetare e Kuvendit dhe tashmë edhe u.d e presidentit edhe pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Ndërkohë e ka pyetur Osmanin se në çfarë cilësie i mban këto dy pozita, si anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës apo si pjesëtare e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Çështje tjetër është se a është morale dhe etike që pas prishjes së koalicionit dhe të marrëveshjes, Vjosa të vazhdojë ta mbajë atë pozitë që ka derivuar nga marrëveshja e prishur. Shihet qartë se ajo  nuk ka reflektuar parime. Po e përgojon lidershipin e LDK-së se e vetmja dëshirë e tyre është të mbesin në pushtet , ndërkaq  duhet të merret me pushtetin e saj dhe me faktin  se kah i buron ky pushtet. Duhet të deklarohet se pozitën si Kryetare e Kuvendit rrjedhimisht edhe si ud e Presidentit a e mban si anëtare e LDK-së apo e VV-së. Mbi të cilat parime qëndron në ato pozita?!?”, ka thënë Isa Mustafa për Express.

    Isa Mustafa thotë se si Lidhje Demokratike nuk e llogarit si të veten meqë është prishur koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Në fund, i pari i LDK’së tha se nga zgjedhjet e fundit, Osmanit i ka mbetur vetëm vota e “duetit Haxhi Avdyli & Haki Abazi”, derisa shtoi se “të tjerët i ka zhgënjyer”.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Paris. Ai atje ka takuar homologun e tij francez, Emmanuel Bonne,...
    Lajme12 Shtator 2024
    V.B është personi i arrestuar së fundmi nga autoritetet si i dyshuar për manipulimin e provave në rastin “Capat”-Sekiraqët. Ndaj tij është...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot është takuar me ekipin e komunikimit nga Garda Kombëtare e Iowas. Në këtë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilës nuk iu tregua identiteti, ka folur për tmerrin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra. Në një automjet që dyshohet se ka hyrë...
    Hulumtime12 Shtator 2024
    Dy burime kryesore të financimit të veprimtarisë kriminale të pandehurit Milan Radojçiq janë: Duke i keqpërdorur tenderët e Kosovës dhe nga shteti...
    Lajme12 Shtator 2024
    Qendra e studenteve ka njoftuar se nesër hapet konkursi për pranimin e sutedentëve të UP-së në këtë qendër. Në njoftim bëhet më...
    Lajme12 Shtator 2024
    Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se në Ballkan “gjërat...
    Lajme12 Shtator 2024
    Medica Gjakova ka mbajtur panel diskutimi për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, adresimi i stigmatizimit dhe riintegrimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.