×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq thotë se Clinton dhe Albright “gënjyen se serbët kryen masakra e vranë civilë”

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja Medeleine Albright “kanë gënjyer se serbët kryen masakra e vranë civilë”.

    Ai ka reaguar edhe  ndaj deklaratave të Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon për siç thotë ai akuzat ndaj Beogradit, raporton Tanjug.

    Daçiq  ka thënë se të gjithë janë të kënaqur që Eliot Engel nuk do të jetë më në Kongres, dhe paraqitja e ish-Sekretares Medeleine Albright provokoi zemërim tek Serbët, sepse ajo ishte në administratën e Bill Clintonit që “vranë njerëz këtu për Shqipërinë e Madhe”.

    “Clinton dhe Albright gënjyen se serbët kryen masakra, vranë civilë dhe në fund doli se asnjëra s’ishte e vërtetë”, ka thënë Daçiq.

    Duke folur në Tv Pink, Dacic ka thënë se ishte jodiplomatike, e vrazhdë, jo politike sjellja e dikujt në pozicionin e tillë, duke shtuar se Von Cramon ka marrë një përgjigje nga kolegu i saj në Parlamentin Evropian i cili kritikoi pozicionin e saj.

    “Ata nuk janë të kënaqur që ne nuk jemi në harmonizim dhe që nuk duam të bëjmë dicka që rrezikon interest tona kombëtare. Shqipëria ka pasur një politikë harmonizuese me BE’në 100 përqind, ata menjëherë pranojnë gjithcka që vjen nga BE’ja, dhe prapë nuk hapën negociatat. Kjo është komplet irelevante. Është gënjeshtër që ne do të kemi përshpejtim të integrimit në BE”, ka thënë Daçiq..

    Ai tha poashtu se nuk ka efekt presioni mbi 5 vendet e BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën pasi këto shtete kanë problemet e veta dhe kësisoj kanë këtë qëndrim dhe Brukseli nuk mund ta përcaktojë qëndrimin e tyre për këtë cështje.

    Dacic tha se BE’ja nuk i ka pëlqyer asnjëherë marrëeshja e Uashingtonit, dhe shumë në Evropë nuk e kanë përkrahur presidentin Donald Trump, por kanë përkrahur Joe Bidenin.

    “Ndikueshmëria e Viola Von Cramon në politikën ndërkombëtare është zero dhe ne nuk duhet të jemi të shqetësuar për deklaratat. Ne e dimë cila është politika jonë, është e rëndësishme të japim përkrahje për këtë cështje ndaj atyre që kanë ndikim në vendime”, tha Daçiq..

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se shqiptarët në Kosovë dhe në rajon, duhet të jenë të kujdesshëm të mos përzihen...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë. Në një postim në Facebook, ai ka ftuar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 791 gjoba trafiku këto 24 orë të fundit. Sipas të dhënëve të policisë, po...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për vdekjen e drejtorit të Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha. Limaj ka thënë se...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se situata në frontin e Pokrovskit është përmirësuar ditëve të fundit, pavarësisht se refuzoi të jep...
    Sport08 Shtator 2024
    Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, foli për Uefa.com pas fitores 5-0 ndaj Hungarisë në Ligën e Kombeve.   “Mendova se në fillim...
    Lajme08 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pesë ditët e javës së ardhshme do të jenë mjaftë dinamike dhe me...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mban fjalën e tij në Asemblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku në fokus janë zgjedhjet parlamentare...
    Vip08 Shtator 2024
    Sot është një ditë e veçantë për Diola Dostin, pasi ajo feston ditëlindjen e saj. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.