Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se afro një miliard doza të vaksinave kundër COVID-19, janë siguruar për vendet më të varfra dhe ato të mesme në kuadër të programit të COVAX.
Kreu i OBSH-së, Tedros Gebreyesus gjatë një konference për media në Gjenevë, ka thënë se në programin e COVAX marrin pjesë 189 vende.
“COVAX paraqet iniciativën globale të OBSH-së për shpërndarje të njëtrajtshme të vaksinave të ardhshme kundër coronavirusit, si për të pasurit ashtu edhe për vendet e varfra”- ka shtuar Gebreyesus.