Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar bashkëpunimin me ish-partinë e saj, LDK’në, teksa është lëshuar në akuza ndaj tyre.
Osmani, e ftuar në një intervistë në RTK, i ka quajtur “përjashtues” LDK’në, teksa i ka akuzuar edhe për mbajtje të pushtetit me zor.
“Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, ka deklaruar Osmani.
Ndër të tjera, ajo ka paralajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.
Ajo ka folur edhe lidhur me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, duke thënë se mbetet të shihet nëse do ndodh një gjë e tillë.
Ushtruesja e detyrës së të parit të vendit ka komentuar edhe situatën e krijuar nga Gjykata Speciale, teksa ka shtuar se deklaratat politike për çështje juridike e rëndojnë gjykimin e ish-krerëve të UÇK’së.