Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit Shemsi Zuka.
“Me pikëllim të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prof. Shemsi Zuka” thuhet në telegramin e ngushëllimit të Mustafës.
Shemsi Zuka ishte njëri nga themeluesit e nëndegës së LDK-së në Pozheran, fshat ky më i madhi në komunën e Vitisë, po ashtu ishte edhe sekretar i kryesisë së parë të kësaj nëndege, ndërkohë ishte edhe anëtar i kryesisë së nëndegës së LDK-së në Viti.
Njoftimi i plotë:
Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. Shemsi Zuka, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:
“Me pikëllim të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prof. Shemsi Zuka.
Shemsi Zuka, profesor i fizikës, dha kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimint dhe edukimin e shumë brezave duke i mishëruar me idealin e lirisë dhe emancipimit shoqëror.
Prof. Shemsi Zuka ishte njëri nga themeluesit e nëndegës së LDK-së në Pozheran, fshat ky më i madhi në komunën e Vitisë, po ashtu ishte edhe sekretar i kryesisë së parë të kësaj nëndege, ndërkohë ishte edhe anëtar i kryesisë së nëndegës së LDK-së në Viti.
Shemsi Zuka ishte kontribuues i madh i formimit të institucioneve të Republikës së Kosovës në komunën e Vitisë, ai ishte edhe asambleist i kuvendit komunal të komunës së Vitisë gjatë viteve 2003-2007.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”