Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.
Sipas komunikatës nga MPJD, ato u takuan për të thelluar bashkëpunimin për shërbimin e jashtëm dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për politikën e jashtme dhe përfaqësimin diplomatik të shtetit të Kosovës.
Haradinaj-Stublla dhe u.d. e presidentes u zotuan për rritje të koordinimit në fushat e interesit strategjik të Kosovës.
Takimi i tyre vjen pas zhvillimeve të fundit në diplomaci, ku Osmani shfuqizoi dekretin për katër konsuj, në mesin e të cilëve ishte edhe djali i deputetit Haxhi Shala, që Haradinaj-Stublla e kishte propozuar.