Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, ku pritet të vazhdojë seanca me pikat e mbetura.Janë gjithsej tetë pika që pritet të shqyrtohen gjatë kësaj seance.Ndërsa do të ketë edhe debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore. Kjo sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë.
Rendi i ditës:Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2018,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2019,
Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019,
Debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni
dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë,
Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,
Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,
Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë.