Komuna e Kamenicës ndan nga 50 euro për personat e prekur me Covid.
Komuna i ka caktuar edhe kriteret për aplikim.
Kriteret për aplikim janë:
1. Letërnjoftimi (kopje në dy anët),
2. Për fëmijët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, certifikatën e lindjes,
3. Vërtetimi i personave të cilët kanë rezultuar pozitiv përmes testit PCR, do të bëhet nga lista e IKSHPK-së e dërguar në Komunën e Kamenicës;
4. Konfirmimi i xhirollogarisë bankare;
5. Të drejtë aplikimi, gjithashtu ka edhe një anëtar i afërt i personit të vdekur nga COVID-19, duke e vërtetuar përmes Deklaratës së bashkësisë familjare dhe Certifikatës së Vdekjes;
6. Aplikimet për Subvencione në vlerë prej 50€, bëhen vetëm në mënyrë Online
Kujtojmë që një vendim të tillë e ka marrë edhe Komuna e Prishtinës.