×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Në LDK nuk është diskutuar kandidimi i Abdixhikut për kryetar të Prishtinës

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Ndonëse po kërkon tryezë të partive politike për të gjetur zgjidhje, lidhur me postin e presidentit, kryeministri Avdullah Hoti nuk po jep ndonjë datë se kur do të zhvillohet ajo. Këtë përgjegjësi, kreu i qeverisë ia ka deleguar shefit të tij partiak, Isa Mustafës, duke thënë se ai është duke u marrë me këtë çështje. Pas një vizite që i bëri sot Komitetit Olimpik të Kosovës, Hoti përsëriti se nëse nuk ka gatishmëri për të zgjedhur presidentin, duhet të pajtohen me partitë për datën e zgjedhjeve.

    “Unë pres që sa më parë të organizohet tryeza e partive politike, për të parë gatishmërinë e partive politike për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit. Nëse ka gatishmëri tek pastaj ne duhet të ulemi dhe bisedojmë cilën qasje duhet të ndjekim. Çfarë propozime, ne kemi dëgjuar në medie që janë dhënë propozime të ndryshme nga disa prej partive politike, por ne duhet të ulemi në tryezë të partive politike parlamentare për të bërë pyetjen elementare. Ka gatishmëri për gjetur zgjidhje për president, nëse ka mandej do të caktojmë kriteret, qasje për të dalë tek emri konkret i presidentit. E nëse nuk ka gatishmëri ne duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve”, tha ai.

    I pyetur se kur mund të organizohet ky takim, Hoti tha se po bëjnë përpjekje që të realizohet sa më shpejtë i njëjti.

    “Kryetari Mustafa është duke u marrë me këtë çështje…nuk e di besoj që po…nuk mund të them datë, por po bëjmë përpjekje që të realizojmë”, u shpreh ai.

    Në pyetjen tjetër sa i përket mundësisë që anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të kandidohet për kryetar të Prishtinës, Hoti tha se asnjëherë nuk kanë diskutuar për një gjë të tillë në parti.

    “Nuk kemi biseduar, nuk jemi në atë pikë”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Fushatë e re, zgjedhje të reja, por premtime të vjetra dhe të përsëritura. Kjo është e tëra që po shihet në katër...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.