×
  • Lajme
  • Lajme

    Engel: Specialja t’i hetojë krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel, në fjalën e tij të mbajtur në seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe udhëzimet e administratës së re të SHBA-së, ka thënë se Kosova është shtetet i pavarur.

    “Kosova është vend i pavarur për mbi një dekadë. Kosova i është bashkuar Bankës Botërore dhe FMN-së, dhe njihet nga shumë vende të njohura. Është Serbia që duhet të lëvizë, Kosova është e pavarur kjo nuk zhbëhet”, është shprehur Engel.

    “Thërras Serbinë që t’i bashkohet vende të tjera në BE. Më 1999 ndalëm gjenocidin në Evropë dhe kjo është një veprim për të cilin duhet qenë krenar. Më 1999 vriteshin njerëzit. Ende ka trupa të shqiptarëve në Serbi në mesin e tyre edhe tre vëllezër shqiptaro-amerikan. Bashkësia ndërkombëtare ka shtyrë Kosovën që të ngrit Gjykatë Speciale dhe jo Serbinë e cila ka kryer krime me në krye Sllobodan Millosheviqin”, tha Engel, njofton Klan Kosova.

    Engel është shprehur se Gjykata Speciale duhet t’i hetojë edhe krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

    “Secili që ka kryer krime duhet të ndiqet dhe të sillet drejtësi. Por çka është drejtësi në rastin e luftës në Kosovë? Serbia është përgjegjëse për shumicën e krimeve që janë kryer në Kosovë. Kosova është shtyrë që të krijojë gjykatë hibride. Edhe nëse Kosova ka kryer krime duhet të mbahet përgjegjëse, por SHBA dhe aleatët tanë nuk duhet ta lejojnë këtë që të jetë gjykatë një etnike. S’ka rëndësi kush i ka kryer krimet, por të gjitha ato duhet të hetohen. Serbia nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë”, tha ai.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka përdorur patentë shoferë të Kosovës të falsifikuar. Patentë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka përdorur patentë shoferë të Kosovës të falsifikuar. Patentë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës nuk ka pasë kuorum për të vazhduar pjesën e dytë të seancë së sotme parlamentare. Kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca,...
    Të tjera
    Sport12 Shtator 2024
    Kur erdhi në Kosovës si trajner i Pejës, askush nuk kishte mundur ta mendojë se boshnjaku Adis Beçiragiq do të linte gjurmë...
    Sport12 Shtator 2024
    Sot janë zbuluar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së futbollit. Dy...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhunimet i ka përdorur si një mjet lufte. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ku ka kërkuar që shtetet e...
    Lajme12 Shtator 2024
    993 armë ilegale janë shkatërruar sot nga Policia e Kosovës. Këto armë ishin konfiskuar në aksione të ndryshme policore. Lidhur me këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.