Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka adresuar një varg kritikash për lëshimin e lejeve për operim me hidrocentrale për kompaninë “Kelkos Energy”.
Ai gjatë raportimit të sotëm në Komisionin hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, tha se nuk po respektohen normat e ndërtimit të hidrocentraleve.