×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot përfundon edhe një afat i dhënë nga Kushtetuesja, s’ka ende vendim për Qeverinë

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, në seancën e votimit të Qeverisë Hoti. Sot, përfundon edhe afati kur palët kanë mundur t’i dorëzojnë në GJK argumentet e tyre për rastin.

    Pesë ditë më parë gati gjashtë orë në Gjykatë Kushtetuese në një seancë publike është diskutuar për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

    Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga Kushtetuesja që të interpretojë nëse vota e deputetit Arifi në seancën e votimit të Qeverisë Hoti ishte e ligjshme ose jo. Kjo pasi që, sipas saj, në kohën kur ai kishte votuar kishte qenë i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës.

    Pas përfundimit të seancës dëgjimore që zgjati gati gjashtë orë, kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi, ka njoftuar se palët kanë kohë deri me datë 7 dhjetor të përcjellin me shkrim argumentet që kanë dhënë në seancë.

    “Palët kanë mundësi që argumentet që i kanë prezantuar t’i dorëzojnë edhe me shkrim pranë Gjykatës. Nuk janë të obliguar por mund ta bëjnë deri me datën 7 dhjetor, këto argumente që janë adresuar. Ne e kemi pranuar një shkresë nga avokati Berisha përmes email-it, ku ka dërguar një përmbledhje vetëm që të jemi të qartë. Ajo është përmbledhje e argumenteve”, ka thënë ajo.

    Sot pra përfundon edhe ky afat që ka dhënë Gjykata, ndërsa kryetarja e GJK-së ka deklaruar në ditën e mbajtjes së seancës dëgjimore se në ditët në vazhdim do të merret vendimi.

    “Për njoftim do të njoftohen palët dhe publiku. Tash Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet edhe në ditët në vijim do të mblidhet në seancën për këshillim dhe votim ku do të vendosë për çështjen. Palët do të informohen me kohë”, tha ajo.

    Në këtë seancë Lëvizja Vetëvendosje është përfaqësuar nga Blerim Sallahu dhe deputeti Artan Abrashi. Qeveria nga avokati Besnik Berisha ndërkaq Kuvendi nga këshilltari ligjor i kryeparlamentares Vjosa Osmani, Artan Murati. Në seancë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga KGJK-ja dhe KQZ-ja.

    Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Për partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen, e cila ishte rrëzuar nga pushteti, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jovalide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

    Për këtë arsye LVV-ja ishte drejtuar për interpretim në Kushtetuese. Cilido vendim i këtij organi mund të sjellë një situatë të re politike në vend.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, ku ka bërë edhe homazhe mëngjesin e sotëm. Ish-ministri i...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike që...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po vazhdon të qëndrojë në Amerikë ku po zhvillon disa takime. Së fundmi, ai ka bërë të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, ka raportuar për një rast të tentim vrasjes, ku ka bërë të ditur se, një person ka thënë që,...
    Lajme15 Janar 2025
    Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në këtë fshat. Nëpërmjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Reçak me rastin e 26-vjetorit të masakrës në këtë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.