×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot u dënua me burg të përjetshëm, zbulohet arsyeja pse i dënuari e vrau gruan me shufër metalike

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Vrau gruan me shufër metalike, Gjykata Themelorë në Gjilan i shqipton burgim të përjetshëm.Një krim i rëndë kishte ndodhur në këtë shtëpi, në korrik të këtij viti.Në fshatin Berivojcë, Nuhi Mavroqani kishte privuar nga jeta gruan e tij tashmë të ndjerën me inicialet S.M.

    Nuhi Mavroqani ishte arrestuar më pas, ndërsa procesi hetimor kishte nxjerrë në dritë mënyrën se si ishte kryer ky krim.Detajet i kishte përshkruar në aktakuzë, Prokuroria Themelore e Gjilanit.Sipas aktit akuzues, deri te vrasja kishte ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes qiftit.

    Ndërkohë, që Mavroqani kishte goditur bashkëshorten e tij disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me një mjet të parpërshtatshëm të gjatë 73 centimetra.

    Me këto veprime gruas i janë shkaktuar plagë të rënda në kokë duke ia thyer edhe kafkën çka ka qenë fatale për viktimën.E për këto veprime, i akuzuari Nuhi Mavroqani mori një ndëshkim të rëndë nga gjykata.Ai u dënua me burgim të përjetshëm, pasi që trupi gjykues e gjeti fajtor Mavroqanin për veprën penale që i vihet në barrë.Këta gjyqtarë kanë konstatuar se ndaj Nuhi Mavroqanit, nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese në këtë rast.

    Mavroqani në seancën fillestare të datës 01 tetor e kishte pranuar fajësinë pjesërisht, por që Gjykata e kishte refuzuar këtë pranim.Ndërkohë, qifti Mavroqani ka tre fëmijë ku më i madhi është 4 vjec.Ata janë marr në përkujdesje nga gjyshërit e tyre, ndërsa në ndihmë ju ka dal edhe Qeveria e Kosovës, që kohë më parë ka ndarë 20 mijë euro për ta.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Në një reagim ndaj  vendimit për  Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, deputetja Time Kadrijaj nga Alenca për...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes presionit dhe kanosjeve kishte tentuar që t’i detyrojë disa punëtorë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush ka lënë një valixhe në oborrin e saj. Në fotot e siguruara...
    Të tjera
    Sport13 Shtator 2024
    Sulmuesi holandez, Memphis Depay, ka thënë se pret që edhe shumë futbollistë të tjerë evropiane do t’i bashkohen atij në elitën e...
    Sport13 Shtator 2024
    Pas pushimit ndërkombëtar, sonte rikthehet futbolli i ligave të Europës. Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes St. Etienne dhe Lille, ku...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar se për tri vite e gjysmë të kësaj qeverie, atyre nuk...
    Lajme13 Shtator 2024
    Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi  ligjin e ri të miratuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për rastin e sulmit terrorist...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.