×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i ri i Podujevës: Isa Mustafa është matufosur

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Kryetari i ri i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i është përgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, i cili tha se Bulliqi është fajtor për mos liberalizimin e vizave për kosovarët.

    Bulliqi ka thënë se nuk duhet t’i zihet për të madhe Mustafës për deklaratat e tij, meqenëse siç thotë “është matufosur”.

    “Po z.Mustafa e di shumë mirë se ku është pengesa e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Ata që i ka në krye të institucioneve të korruptuara dhe me akuza për korrupsionin, janë shkaktari kryesor, por meqë është matufosur pak, atij edhe nuk i zihet për të madhe çka deklaron. E sa i përket territorit, u ka dhënë malazezëve, për këtë do ta vrasë ndërgjegja tërë jetën, por edhe për këtë ai tashmë është i mësuar nga e kaluara e tij”, ka thënë Bulliqi për Indeksonline.

    Ndryshe, Mustafa në emisionin “Rubikon”, ka akuzuar Shpejtim Bulliqin, duke e quajtur fajtor për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    “Jam shumë i bindur se po, edhe Bulliqi edhe disa të tjerë që akoma janë LDK dhe disa të tjerë që me një këmbë janë në LDK dhe me një tjetër jashtë LDK-së. Tashti unë nuk po i cilësoj si emër, mirëpo ata janë deklaruar kundër, sepse po të votonin deputetët tanë ne e kalonim demarkacionin dhe e kishim liberalizimin e vizave”, u shpreh Mustafa.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Të tjera
    Vip07 Maj 2024
    Rihanna mungoi në Met Gala 2024. Pavarësisht se kishte konfirmuar se do të merrte pjesë në ngjarje, këngëtarja 36-vjeçare nuk ishte prezente....
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Sport07 Maj 2024
    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të...
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi...
    Lajme07 Maj 2024
    "Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk është vetëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.