×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Quni në Konferencën e Kartës së Adriatikut, u diskutua për krizen dhe sigurinë në vend

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjës e Hercegovinës, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot mori pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut, A5-SHBA, në nivel të ministrave të mbrojtjes.

    Për shkak të rrethanave të krijuara nga kriza e pandemisë COVID-19, takimi u realizua përmes video-konferencës me pjesëmarrje edhe të ministrave të mbrojtjes nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, dhe Mali i Zi si anëtare të rregullta, përfaqësuesi nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së dhe Republika e Kosovës si vend me status të anëtarit vëzhgues.

    Konferenca u zhvillua në dy sesione plenare me temat të cilat u fokusuan në programet e bashkëpunimit rajonal të mbrojtjes, me theks të veçantë në pandeminë aktuale COVID-19, ndikimit të saj në performancën e aktiviteteve të planifikuara të institucioneve të mbrojtjes, si dhe epoka post-COVID me rreziqet, sfidat dhe mundësitë.

    Gjithashtu, në sesion të veçantë u shqyrtua rëndësia e partneritetit të NATO-s dhe integrimit euro-atlantik në menaxhimin e krizave dhe përballjen e sfidave aktuale të sigurisë.

    Në ekspozenë e tij, ministri Quni ofroi informacionet kryesore për ndikimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe masat reaguese antiCOVID të qeverisë së vendit me institucionet ekzekutive të saj.

    Ai theksoi rolin dhe misionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me aftësitë dhe kapacitetet e saj operacionale në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi në efektivitetin dhe efikasitetin e masave antiCOVID.

    Lidhur me rëndësinë e partneritetit të NATO-s dhe integrimeve euroatlantike, ai theksoi se Karta e Adriatikut –SHBA është iniciativa që përputhet plotësisht me aspiratat e Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike dhe me vullnetin për të qenë anëtare e plotë e saj.

    “Ne dëshirojmë të jemi ofrues të sigurisë dhe jo vetëm konsumues të saj. Duam të japim kontributin tonë në të gjitha çështjet që janë brengë e rajonit. Kemi vullnetin ta bëjmë këtë dhe po ndërtojmë kapacitetet e duhura në këtë drejtim” tha ministri Quni.

    Sipas agjendës, në fund të punimeve, ministrat e Mbrojtjes miratuan Deklaratën e Përbashkët me konkluzionet e konferencës.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.