×
  • Lajme
  • Lajme

    Javën e ardhshme do të fillojë procesi i zhvarrimit në Kizhevak të Serbisë

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Javën e ardhshme do të nisin gërmimet për nxjerrjen e mbetjeve mortore që u gjetën në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, e që dyshohet të jenë të civilëve shqiptarë të vrarë gatë luftës në Kosovë, në vitin 1999. Për fillimin e gërmimeve ka dhënë leje Gjykata e Lartë në Beograd. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën koordinatori i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara.

    Në muajin dhjetor do të fillojë procesi i zhvarrimit në Kizhevak të Serbisë, ku janë gjetur mbetje kockore të shqiptarëve të vrarë gjatë vitit 1999. Ndërkaq zbulimi i lokacionit është bërë me ndihmën e imazheve satelitore.

    Kushtrim Gara, koordinator i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur për Radio Kosovën, shprehet se në Kizhevak janë duke u bërë përgatitjet logjistike për fillimin e punës së gërmimit dhe zhvarrimit.

    “Presim që shumë shpejt të kemi datën e fillimit të gërmimeve, potencialisht është java e ardhshme”, tha ai.

    Gara sqaroi se tashmë pala e Kosovës ka dërguar emrat e ekipit që do të marrë pjesë në gërmime dhe do të jenë të pranishëm në të gjitha fazat e procesit të zhvarrosjes. Gara tha se në Kizhevak i gjithë procesi i gërmimeve do të bazohet edhe në rekomandimet e delegacionit të ekspertëve mjeko-ligjorë të Kosovës.

    Edhe kushtet atmosferike sipas Kushtrim Garës, mund të jenë pengesë për nxjerrjen e mbetjeve mortore nga kjo varrezë masive.

    “Kërkesat tona do të bazohen edhe në rekomandimet e ekspertëve tanë mjeko-ligjorë, që do të jenë pjesë e këtij procesi. Sigurisht që delegacioni i Kosovës në kuadër të grupit punues do të insistojë që gërmimet të vazhdojnë gjithsesi dhe sa më parë të dihet epilogu o këtij rasti dhe mbetjet mortore t’u kthehen familjeve,”, tha ai.

    Që nga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Serbisë, në 4 lokacione, janë gjetur varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë. Për herë të fundit, varrezë masive është zbuluar në vitin 2013, në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë. Aty janë gjetur mbetjet mortore të 52 personave.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Korrik 2025
    Rruga A dhe Unaza e Brendshme e Prishtinës po i afrohen përfundimit”, ka shkruar në Facebook kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës...
    Lajme30 Korrik 2025
    Pas vendimit të sotëm të Departamentit për Çështje Administrative, të Gjykatës Komerciale, për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se ka pasur marrëveshje verbale mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të Nismës,...
    Të tjera
    Lajme30 Korrik 2025
    Sonte, në zemër të Junikut, pritet të zhvillohet një nga ngjarjet më të veçanta të verës: Koncerti Festiv për Bashkatdhetarët, një mbrëmje...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një grua 40-vjeçare nga Kosova është gjobitur në Bern për mbajtjen e niqabit gjatë blerjeve. Me këtë akt ajo kishte shkelur ndalimin...
    Lajme30 Korrik 2025
    Dy persona janë përfshirë në një grabitje në Prizren, ku një grua ka bërë të ditur se ata i janë afruar derisa...
    Lajme30 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me afatin 30-ditor për konstituimin e...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Shtajerska në Slloveni, në të cilën pesë persona humbën jetën dhe dy të...
    Lajme30 Korrik 2025
    Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Në njoftimin e policisë thuhet ai ishte i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.