×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Situata alarmante edhe përkundër uljes së rasteve me COVID-19

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    I pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se edhe përkundër që javën e fundit ka pas rënie të numri të rasteve me COVID-19, situata në këtë komunë vazhdon të jetë alarmante.

    Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore meqë ato janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit.

    “#Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit”, ka shkruar Haziri.

    Haziri ka ritheksuar se vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara.

    “Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët”, ka shkruar Haziri.

    Ndërkohë që ai shkruan edhe se gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6573 të testuar, 2562 kanë rezultuar pozitivë, 2115 janë shëruar, 73 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 374 raste aktive, 65 në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Lajme03 Maj 2024
    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës. Shpalljen...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka komentuar raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova ka rënë 19 pozita më poshtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Të premten, numri i studentëve të arrestuar që po protestojnë për Palestinën në SHBA ka shkuar në dy mijë e dyqind. Policia...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur këtë të premte për incidentin me egjiptianin Mohamed Salah në ndeshjen kundër West Hamit. “Faraonit”...
    Lajme03 Maj 2024
    Rangimin e Kosovës 19 vende më poshtë në raportin e Reporterëve pa Kufij, e ka komentuar Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam sot marrëveshjen për ndërtimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shefit të Zyrës për Kosovën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.